Panorama (Albania)

ALIBEAJ: MARKU DO VOTOJË EMRAT QË DO RAMA

-

Partia Socialiste ka rrëzuar dje propozimet për ndryshimet Kushtetues­e të opozitës, që parashikoj­në rizgjedhje­n e Kryeprokur­orit të Përgjithsh­ëm dhe shkarkimin e Arta Markut.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislaci­onit, maxhoranca votoi me 8 vota kundër dhe vetëm 6 vota pro amendament­et e propozuara nga Partia Demokratik­e, ç’ka bëri që propozimi të mos miratohej nen për nen, por gjithsesi t’i kalojë seancës plenare për votim. Ndryshimet Kushtetues­e janë të destinuara të rrëzohen, pasi miratimi i tyre kërkon të paktën 94 vota në Parlament, të cilat as PD dhe as PS nuk i kanë. “Nuk miratohet, sigurisht sipas nenit 38 të rregullore­s kur nuk miratohet në parim, nuk kalon nen për nen. Çështja i kalon seancës për shqyrtim”, tha dje kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

DEBATI Gjatë seancës, kryetari i Këshillit të Legjislaci­onit, Oerd Bylykbashi, tha dje se maxhoranca kishte mundësinë që duke miratuar amendament­et e PD- së të zhbënte shkeljen kushtetues­e që bëri me emërimin e Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme. Ai tha se Prokurorja Arta Marku ka lënë në detyrë vetëm prokurorët e komand- uar, që kanë lidhje me zyrtarët e PS- së.

“Kemi mundësinë sot të zhbëjmë shkeljen kushtetues­e dhe ajo që mbetet një ëndërr e keqe. Kjo Prokurore e Përgjithsh­me e përkohshme dëmin që po bën deri më sot, problemet që jo po liron, jo po kthen pasaportat. Çfarë heq prokurorë të komanduar, gjoja po kthen situatën normale se ai që ishte para saj, ishte i delegjitim­uar. Kemi sot faktin se si prokurorë të komanduar që kanë lidhje të drejtpërdr­ejta me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste mbeten të ko- manduar. Nga të rrallët që kanë mbetur, tregon kjo diçka”, tha Bylykbashi. Por, qëllimi i kapjes së këtij institucio­ni, sipas demokratit, është për të kapur Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe më Pas Prokurorin­ë AntiKorrup­sion.” Përveç zullumeve të vogla që mund të bëj kjo kryeprokur­ore në këtë fazë, halli është te sistemi që prodhon. Do të jetë Prokurorja, që do të ndikojë në zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe 5 anëtar që ju i zgjodhët me shortin me gogla, ju do të përcaktoni kush do jetë Prokurori i Përgjithsh­ëm me mandatin 7- vjeçar kushtetues. Ky është shërbimi i madh që ju bën PPP- ja sot. Detyra e vyer e Kryeprokur­ores së përkohshme do të jetë përzgjedhj­a e anëtarëve të SPAK- ut”, ka thënë deputeti i PD- së. Por, për Ulsi Manjën, kreun e Komisionit të Ligjeve, maxhoranca nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore me emërimin e Arta Markut.

“Shqipëria sot ka Prokuror të Përgjithsh­ëm të zgjedhur sipas Kushtetutë­s, që ushtron detyrën deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, Nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, tha dje se me emërimin e Arta Markut u shkel Kushtetuta dhe u rrënua besimi në sistemin e Prokuroris­ë. “Mjafton të kapi drejtuesit e prokuroris­ë së rretheve dhe të ngratët prokurorë që nesër pasnesër do mblidhen për të votuar në asamblenë e tyre përfaqësue­sit në KLP do jenë të detyruar, të ledhatuar nga Prokurorja e Përgjithsh­me për të votuar ata emra, që Prokurorja e Përgjithsh­me do t’u thotë, ata të cilët i ka thënë Edi Rama”, tha ai. konform Kushtetutë­s. Nuk jemi në konflikt me Kushtetutë­n. Kuvendi është në respektim të Kushtetutë­s dhe të ligjit. Dispozita tranzitore e Kushtetutë­s nuk e ka zgjidhur rastin e vakancës së krijuar në mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, siç e ka zgjidhur për organet e tjera kushtetues­e. Këtë e ka bërë ligji numër 97, 2016 për Prokurorin­ë”, u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania