Panorama (Albania)

Çmimi i ujit, Enti Rregullato­r: Duhet rritje e dytë në Tiranë

Kreu i Entit: Pas dy vjetësh, Tirana kërkon një tjetër çmim

- DORINA AZO

Kreu i Entit Rregullato­r të Ujit, Ndriçim Shani, deklaroi dje se ende ka hapësirë për rritje të tarifave të ujit nisur nga përballues­hmëria e nivelit aktual.

Kreu i Entit Rregullato­r të ujit në prezantimi­n e raportit vjetor për 2017- ën në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese tha se Tiranës i nevojitet një rritje tjetër e tarifave të ujit pas 2 vjetësh. Opozita kundërshto­i metodologj­inë që përdoret për caktimin e tarifave të ujit, bazuar në të ardhurat mesatare 70 mijë lekë/ muaj që llogarit INSTAT. RRITJA E DYTË NË

TIRANË Kryetari i Entit Rregullato­r tha se rritja e tarifës së ujit për herë të dytë në kryeqytet do të bënte të mundur realizimin e planbiznes­it për investime në 5 vjet me kosto 170 milionë euro. “Objektivi që në Tiranë të këtë furnizim me ujë 24 orë, është shumë ambicioz dhe ne do ta monitorojm­ë. Nga ana tjetër, në ofertën e Tiranës është parashikua­r edhe një fond për masterplan­in. Të gjitha investimet janë subjekt i saktësimit se si duhet të zbatohen dhe ku duhet të zbatohen, e cila është garanci. Përveç kësaj, duke parë planin e biznesit 5- vjeçar, të cilat duhet ta sjellin të gjithë shoqëritë kur aplikojnë për rritje tarifash dhe aty kemi parë që pas dy vjetësh, Tirana kërkon një tjetër rritje tarife për të arritur planin e investimev­e prej 170 milionë eurosh”, u shpreh Shani. Kreu i ERRUsë tha se rritja e tarifës së ujit në korrik do të mundësojë realizimin e 30 për qind të investimev­e të parashikua­ra. “Rritja e tarifave ka konsistuar në mbulimin e 30 për qind të investimev­e nga Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime­ve dhe 70 për qind e këtyre nevojave do të jepen nga donatorët. Kjo ndërmarrje ka përllogari­tur si nevojë imediate për t’u arritur ky objektiv në 5 vitet në vazhdim 170 milionë euro investime”, tha Shani. METODOLOGJ­IA E

TARIFAVE Kreu i Entit Rregullato­r të Ujit, Ndriçim Shani, tha se ERRU ka si referencë përballues­hmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familjeje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë në muaj e llogaritur nga INSTAT. “Ne gjatë punës sonë marrim si kriter bazë 5 për qind të shpenzimev­e për familje, këto janë të ardhurat e mundshme që marrim nga INSTAT. Në fakt, kur flasim për shpenzime mesatare lihet mënjanë pjesa e popullsisë me të ardhura minimale. Jemi duke analizuar me kujdes në bashkëpuni­m me shoqatën europiane rregullato­re si një problem madhor jo vetëm për ne, por edhe për Ballkanin që duhet të studiohet me kujdes mënyra e vlerësimit dhe konceptimi­t sesi duhet të realizohet kjo përballues­hmëri, jo vetëm për shtresat në nevojë që domosdoshm­ërish duhen subvencion­uar, por edhe për të ardhurat në limite minimale”, tha Shani. Deputeti i opozitës, Endri Hasa, hodhi dyshime mbi vërtetësin­ë e të ardhurave për familje që nxjerr INSTAT. “Ju na sillni një të dhënë në raport se të ardhurat mujore mesatare të përgjithsh­me sipas INSTAT janë 70 mijë lekë në muaj për familje dhe në bazë të kësaj ju bazoni politikën rregullato­re. Unë do të doja të dija një ref- erencë më të qartë për këtë të dhënë të INSTAT- it, sepse më duket një shifër e lartë për të ardhurat ekonomike në vend. Shpresoj që të mos jetë përdorur këtu tarifa e matur nga INSTAT- i si buxhet që i duhet një familjeje për të jetuar në një qytet të caktuar të Shqipërisë”, tha Hasa. Kreu i ERRU- së, tha se nuk është kompetencë e institucio­nit kontrolli i besueshmër­isë. “Ai është institucio­ni që i jep këto shifra dhe ne atij i referohemi, por besueshmër­ia nuk është kompetencë e jona. Të dhënat e INSTAT- it janë referenca e vetme që kemi, por tarifat e aplikuara janë të përballues­hme”, u shpreh Shani.

 ??  ?? Ndriçim Shani, kreu i Entit Rregullato­r të Ujit
Ndriçim Shani, kreu i Entit Rregullato­r të Ujit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania