Panorama (Albania)

Arrestohen 2 shpërndarë­sit e kokainës në zonën e ish- Bllokut

Operacioni “High Class” sekuestron rreth 1 kg lëndë narkotike

-

Dy persona që shpërndani­n kokainë në lokalet e zonës së ish- Bllokut janë arrestuar dje nga oficerët e Antidrogës, gjatë një operacioni të koduar “High Class”.

Policia tha se gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që do të shpërndahe­j në Tiranë. Në pranga përfunduan Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besmir Hajdaraj, 47 vjeç, të dy nga Durrësi. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 kg e 52.8 gramë kokainë, që u gjet në makinën tip “Nissan Micra”, me të cilën po udhëtonin dy të ndaluarit. Burimet thanë se dy durrsakët kishin klientelë të përzgjedhu­r në zonën e ish- Bllokut, kryesisht persona të shtresës së lartë dhe punonin me porosi. Ndërsa dyshohet se të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarj­es së drogës, pasi këta persona do ta dorëzonin te të tjerë, që më pas bënin shitjen e drogës me doza.

OPERACIONI Policia e Tiranës njoftoi dje se ka finalizuar operacioni­n antidrogë të koduar “High Class”, duke arrestuar 2 persona që u kapën me rreth 1 kg kokainë. “Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e Tiranës, në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar ‘ High Class’”, tha dje Policia. Si rezultat i operacioni­t, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve, Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës. Të dy këta persona po qarkulloni­n me automjetin tip “Nissan Micra”, me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52.8 gramë. “Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish- Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale”, tha dje Policia.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të dy shpërndarë­sve të drogës
Gjatë arrestimit të dy shpërndarë­sve të drogës
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r në makinën e autorëve
Kokaina e sekuestrua­r në makinën e autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania