Panorama (Albania)

U dënua nga ish- kolegët, Andrea padi në Kushtetues­e

-

Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea, e cila u dënua për korrupsion, ka animuar vendimin e Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas pretendime­ve të Andreas, Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë që ta gjykojë dhe kërkon prishjen e vendimit. Ajo u dënua me 3 vjet shërbim prove, së bashku me bashkëshor­tin e saj, Odhise Andrea, për një skandal korrupsion­i, ku ka marrë para për të dhënë një vendim pro një pale në një çështje prone. Tashmë, ajo pretendon se Gjykata e Lartë nuk ka qenë kompetente për të gjykuar çështjen e saj. Sipas argumentim­it të mbrojtësve të Andreas, dorëzuar në Gjykatën Kushtetues­e, Gjykata e Lartë nuk ka juridiksio­n fillestar, pas ndryshimev­e Kushtetues­e në kuadër të Reformës në Drejtësi. Ajo do të duhej të gjykohej nga Gjykata Speciale, por në kushtet kur kjo nuk është formuar ende, atëherë dosjet duhet të kalonin te Krimet e Rënda. Korrupsion­i i gjyqtares nisi kur shtetasi Ilia Çabiri, në cilësinë e përfaqësue­sit të një familjeje ish- pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqej­e toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundont­e në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me Petraq Dashin, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me Odhise Andrean. Petraq Dashi nënshkroi një kontratë fiktive me Ilia Çabirin dhe Eleni Linon, në bazë të së cilës ai deklaronte se u huazonte shumën prej 50 mijë eurosh. Në fakt, këtë shumë Dashi ia dorëzoi bashkëshor­tit të ish- gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të Çabirit dhe Linos.

 ??  ?? Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea
Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania