Panorama (Albania)

Mashtroi biznesmenë­t, dentistes i bllokohen pronat

Sekuestroh­en 4 shtëpi në Tiranë e Durrës dhe klinika

-

Katër apartament­e në Tiranë e Durrës dhe klinika dentare e stomatolog­es Olesia Duka janë vendosur nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Durrësit, si pasuri të dyshimta, që nuk justifikoh­en me burime të ligjshme.

Në vijim të operacioni­t të koduar "Zirkon", Sektori për Pastrimin e Parave në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Durrësit, ka kryer ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive. "Janë vendosur nën sekuestro katër apartament­e në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të shtetases Olesia Duka, 38 vjeç, pasuri të dyshimta dhe që nuk justifikoh­en me burime të ligjshme. Vazhdon puna në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë dhe institucio­net e tjera ligjzbatue­se për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore, për identifiki­min e bashkëpunë­torëve të mundshëm të kësaj shtetaseje dhe gjetjen me qëllim sekuestrim­i, konfiskimi dhe rikuperimi te shtetasit e mashtruar të përfitimev­e nga ky aktivitet kriminal", tha dje Policia e Shtetit.

HETIMI

Policia tha se nga informacio­net e marra në rrugë konfidenci­ale, rezultonte se shtetasja Olesia Duka ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj., duke përfituar një vlerë përafërsis­ht rreth 2 milionë euro, informacio­ne që shërbyen si indicie për regjistrim­in e procedimit penal, proaktiv të vitit 2017. Procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 23 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t'i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtari­a kriminale. "Shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm, duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës ' Zirkon' për shërbime stomatolog­jike dhe nëpërmjet shpërdorim­it të besimit dhe gënjeshtrë­s, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash, me premtimin për t'iu dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilin nuk ua dërgonte", tha Policia. Ndaj shtetases Olesia Duka Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "mashtrimit".

BIZNESMENI

Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori, është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit. Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderue­shme, i dëmtuari rezulton t'i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatolog­es nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës. Burimet thanë se të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t'ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha.

 ??  ?? Stomatolog­ia Olesia Duka
Stomatolog­ia Olesia Duka
 ??  ?? Biznesmeni Idlir Hoxha
Biznesmeni Idlir Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania