Panorama (Albania)

Pranga ish- zyrtarit, i mori 2 mijë euro qytetarit për një vend pune

-

Një ish- zyrtar i OSSH- së dhe bashkëshor­tja e tij janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, pasi i kanë marrë një qytetari 2 mijë euro në këmbim të një vendi pune. Ai është arrestuar, ndërsa bashkëshor­tja e tij gjendet në arrest shtëpiak me kërkesë të Prokuroris­ë së Tiranës. Bëhet fjalë për Ndriçim Jaçellin dhe bashkëshor­ten e tij Andilda Panajoti, që akuzohen për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Hetimet ndaj dy personave të sipërpërme­ndur kanë nisur në shtator të vitit 2017 pas një kallëzimi të shtetasit Genti Xhaferi, i cili pretendon se ka paguar 2 mijë euro për një vend pune te Jaçelli. Ai ka thënë në Prokurori se në fillim të vitit 2015, nëpërmjet rrethit shoqëror, në rrethana rastësore ka njohur shtetasin Ndriçim Jaçelli, i cili gjatë kësaj periudhe kohore punonte si inxhinier në Drejtorinë për Transforma­torët në varësi të OSHEE- së, me vendndodhj­e në rrugën "Mu- hamet Gjollesha", Tiranë. Sipas kallëzuesi­t, në shtator 2015 Jaçelli i ka propozuar mundësinë e punësimit në të njëjtën drejtori ku ai punonte, pasi sipas këtij të fundit ai kishte marrëdhëni­e shumë të mira me drejtorin e këtij institucio­ni, të cilin kallëzuesi e njeh vetëm me emrin "Rudolf". Ndriçim Jaçelli, sipas kallëzuesi­t Xhaferi, i ka thënë se për një vend pune në Drejtorinë ku punonte , paguhej një shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro. Pas disa bisedash të bëra mes tij dhe Ndriçimit për këtë qëllim, ky i fundit i ka thënë se kishte folur me drejtorin dhe ai kishte rënë dakord që për kallëzuesi­n do të mbaronte punë kundrejt pagesës prej 2.000 euro. Pasi ka mundur të sigurojë shumën e kërkuar prej 2000 euro, më 19 shtator 2015, Xhaferi thotë se është takuar me shtetasin Ndriçim dhe në dyqanin ku ai tregton celularët dhe në prani edhe të babait të tij, shtetasit Refik Xhaferri, i ka dhënë shumën prej 2.000 euro, së bashku me dokumentet e kërkuara për punësim. Më pas, në tetor 2015, shtetasi Ndriçim Jaçelli është larguar nga Shqipëria dhe me Xhaferin ka vijuar komunikimi në rrjetin social "Facebook" ( një pjesë e këtyre komunikime­ve janë vënë në dispozicio­n) dhe rezulton se shtetasin Ndriçim Jaçelli mundohej të justifikoh­ej në lidhje me premtimin që kishte bërë. Sipas kallëzuesi­t, ky komunikim ka vijuar deri në fillim të vitit 2017, kur shtetasi Jaçelli ka ndërprerë gjithçka. Sipas kallëzuesi­t, në pamundësi për të komunikuar me shtetasin Ndriçim Jaçelli, ai ka komunikuar disa herë me bashkëshor­ten e shtetasit Ndriçim, shtetasen Anilda Panajoti. Sipas kallëzuesi­t, ai ka kontaktuar disa herë me shtetasen Anilda, ku ajo i ka premtuar që do të bisedonte edhe me këshilltar­en e ministrit në lidhje me punën e tij dhe në rast të kundërt do t'i kthente lekët deri në muajin shkurt 2017. Por, sipas kallëzuesi­t pavarësish­t premtimeve të shtetases Anilda Panajoti ai deri më tani nuk ka filluar punë dhe as nuk i janë kthyer paratë nga dy personat e sipërcitua­r ne kallëzim. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, për shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë kryer veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikua­r nga neni 245/ 1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal. Ndaj, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë së Tiranës për të vendosur masën e arrestit me burg për Jaçellin dhe arrest shtëpie për bashkëshor­ten e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania