Panorama (Albania)

Shuhet Gëzim Qendro, studiuesi dhe historiani i artit

Homazhet për nder të tij, sot nga ora 10: 0011: 00, në Galerinë Kombëtare të Arteve

-

“Bëra ato, për të cilat kisha ardhur e tani po iki... Ca gjëra më kanë mbetur përgjysmë, por do t’i vazhdojë Gea...

Të tjera do t’i marr me vete”. Kështu i ishte rrëfyer në bisedën e fundit mikut të tij, piktorit Xhovalin Delia. Studiuesi, historiani dhe kritiku i artit, njeriu që punonte pa bërtitur, i patrazuar në zhurmnajën punëboshe, Gëzim Qëndro, u nda dje nga jeta. Pas një sëmundjeje pa shërim, Qendro u largua nga kjo jetë, duke lënë pas bashkëshor­ten, Artën, dhe vajzën Gea, familjarë e miq, por edhe shumë punë përgjysmë. Qendro iu përkushtua punës deri në ditët e fundit të jetës, duke lënë një gur të rëndësishë­m në fushën që ai mbulonte, por edhe një boshllëk të madh në radhët e intelektua­lëve dhe studiuesve seriozë. Lajmi i vdekjes së Qendros ka qenë tronditës për të gjithë ata që e njohën dhe ndanin pikëpamje të njëjta apo të kundërta me të për çështje të artit e politikës. Rrjetet sociale u mbushën dje me mesazhe ngushëllim­i për njeriun e rrallë dhe studiuesin e përkushtua­r. Shumëkush ndau kujtime nga miqësia me të, bashkëpuni­met apo bisedat e fundit. Të gjithëve do t’u mbetet në mendje imazhi i tij i gjatë, i hollë dhe një krifë flokësh, së fundmi të thinjur, teksa baret në salla ekspozitas­h e auditore universite­tesh. Homazhet në nderim të personalit­etit të Artit, Gëzim Qëndro do të mbahen sot nga ora 10: 0011: 00, në Galerinë Kombëtare të Arteve, institucio­n të cilin ai e ka drejtuar 15 vjet më parë.

KARRIERA Gëzim Qendro ishte Profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës, shef i Departamen­tit të Arkitektur­ës dhe Dizajnit, në universite­tin “POLIS”, në Shqipëri. Është diplomuar në “Academie voor Beeldende Vorming”, Amsterdam, Holandë ( 1992- 1996) dhe ka mbrojtur doktoratur­ën në Estetikë në universite­tin “Paris VIII” ( 2009) për pikturë. Ka qenë drejtor arti i filmave të an- imuar në ish- Kinostudio­n “Shqipëria e Re”, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ( 19972002), drejtor i revistës së artit “PamorART” ( 19982002), bashkëdrej­tor dhe një nga kuratorët e tri edicioneve të para të Bienales në Ti- ranë, kurator i ekspozitav­e “Surrealizm­i socialist”, “Homo Socialisti­cus”, “Post EVA”, “Nostalgji”, “Glocal”; bashkëkura­tor i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkoho­r “Onufri” ( 1997, 2001). Ekspozita të tjera të kuruara nga ai janë: Çmimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinata­t Onirike të Nënvetëdij­es, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit. Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi çështje rreth historisë së artit shqiptar. Është autor i tri monografiv­e për artistët shqiptarë: “Arkeologji­a e Mëngjesit ( Dituria), “Heronjtë janë të uritur” ( Onufri), “Surrealizm­i socialist” ( l’Harmattan) dhe përkthyes i 14 titujve librash, të lidhur kryesisht me historinë e artit dhe teorinë e artit. Ka qenë gjithashtu një nga kuratorët e Muzeut “Shtëpia me gjethe” dhe anëtar i jurisë së Ministrisë së Kulturës për Bienalen e Venecias.

 ??  ?? Studiuesi dhe historiani i artit, Gëzim Qendro
Studiuesi dhe historiani i artit, Gëzim Qendro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania