Panorama (Albania)

Vizar Zhiti: Kjo jetë shpesh të dërrmon me mos më s hir sh mërinë e saj

-

GEZIM QENDRO - Miku ynë i shtrenjtë, i ditur, studiues i nivelit europian, autor librash me vlerë, aq sa të veçantë, po aq dhe me kumte të gjithëkohs­hëm, kritik i shkëlqyer arti, estet, zbulues, kurator ekspozitas­h brenda dhe jashtë vendit dhe albumeve të cilësisë sipërane, por dhe përkthyes skrupuloz, mjeshtër aq sa i ngjyrës, edhe i fjalës, i neologjizm­ave të saj, profesor universita­r në Tiranë dhe në Prishtinë, i palodhur, me master në Holandë, i doktoruar në Francë - Paris VIII, ku dhe ka botuar libra të shkruar drejt e në frëngjisht, i pasionuar pas punës dhe serioz si rrallëkush, larg së rëndomtës, kërkues dhe krijues i së bukurës, i së mençurës, me miq të shumtë, takimet me Gëzimin ishin siç ka dhe emrin, e takonim me Artën e Tij, bashkëshor­t të devotshëm, me Gean e tyre, prind të dashur, magjepsës Gëzimi për ato që tregonte... burrë i hijshëm, i gjatë, me leshrat që po i zbardheshi­n si me fije drite, artist sapo ta shikoje, ashtu dhe mbetet kudo, në rrugë, në auditore, studio, në shtëpi, mes miqve, besnik i rrallë, klasik, modern, i natyrshëm, i vërtetë, të tjerat janë të pavërteta, ai s’ikën dot, shkoi sot në Qiell, e di ai pse, se kë do të takonte a që të çlodhej pak, se kjo jetë shpesh të dërrmon me mosmëshirs­hmërinë e saj, me të rëndomtën si sëmundja që t’u vërsul, por që ti, Gëzim, me punën dhe veten, për këdo që të njihte e të lexonte, jetës i jepje kuptim, arsye, çmoje kohën dhe koha të ka thesar të paçmuar...

Me dashuri, Visar dhe Eda Zhiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania