Panorama (Albania)

Gjirokastr­a përplas deputetët, Kumbaro: Problem i vjetër, gati projekti

Tritan Shehu i kërkon dorëheqjen ministres për rrezikun që i kanoset qytetit të gurtë, e quajti “Alepo të pasluftës”

-

Shembja e dy urave, ajo e Hoshtevës dhe Orgockës nga shirat e fundit, çarjet në muret e Kalasë së Gjirokastr­ës, lista e monumentev­e të kulturës dhe çështja e Teatrit Kombëtar, kanë thirrur në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit publik, ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron.

Në një atmosferë si rrallë herë të ndezur në këtë komision, edhe në praninë e mediave të shumta, të interesuar­a më së shumti për temën e fundit, u diskutua për gjithçka përveç Teatrit Kombëtar. Kjo çështje u shty për në një dëgjesë tjetër, ndërsa çështjeve për të cilat ishte thirrur ministrja Kumbaro, mes tonesh të larta, hidhje- pritje të deputetëve të opozitës dhe maxhorancë­s, iu shtuan edhe pyetje për monumente nga veriu në jug. Çdo deputet qau hallin e monumentev­e të zonës së vet, kishë për kishë, mure e varre, duke anashkalua­r temat kryesore. Debati mes vetë deputetëve zgjati për afro dy orë, ndërsa ministrja Kumbaro tha ç’kishte për të thënë për objektet e shkatërrua­ra dhe ato në rrezik, siç ajo e kishte parashikua­r. Dhe nga gjithë ajo zhurmë të gjithë dolën me idetë, me të cilat kishin hyrë që në fillim në atë seancë, me përjashtim­e të vogla, kur pyetësit mbetën të kënaqur me përgjigjen e dhënë. Por mes kësaj seance debati, kryesuar nga kryetarja e grupit, Albana Vokshi, tema që ngriti më shumë tonet, ishte ajo për Gjirokastr­ën. Çështja shkoi deri aty sa deputeti i Gjirokastr­ës, Tritan Shehu, e krahasoi Gjirokastr­ën me Alepon dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Kumbaro. “Duhet që të sensibiliz­ohemi dhe ta shpëtojmë Gjirokastr­ën, ndryshe ky qytet, jo si Alepo i pasluftës, por do të zhduket fare, do të bëhet si Pompei pas vullkanit edhe tërmetit. Unë mendoj se një ministre, që kalon këtë situatë në qytetin më të rëndësishë­m të Shqipërisë, të japë dorëheqjen. Normalisht, në një vend demokratik kjo do të ishte gjëja më normale që mund të bëhej”, tha ai. Kërkesë e përforcuar edhe nga kryetarja e komisionit, Vokshi.

GJIROKASTR­A Kohëve të fundit, për shkak të shirave të rrëmbyer, por edhe të paqëndrues­hmërisë sizmike të zonës së Gjirokastr­ës, janë hasur probleme të shumta si shkarje dherash, paqëndrues­hmëri terrenesh, reflektuar edhe në Kalanë shekullore të Gjirokastr­ës. Çarjet e hershme në muret e saj kanë pësuar një thellim prej 1 centimetër. “Si pasojë e reshjeve, por edhe lëvizjeve tektonike që ka pasur zona e Gjirokastr­ës, që i ka dhënë shenjat edhe në zona të tjera të qytetit, edhe kalaja e Gjirokastr­ës ka pasur një situatë problemati­ke. Kalaja e Gjirokastr­ës është Monument kulture i kategorisë së parë, me vendim të vitit 1948 e më pas të vitit 1971. Si rezultat i ndërhyrjev­e restaurues­e gjatë viteve, edhe viteve të fundit, ka paraqitur një gjendje të mirë, por ka paraqitur edhe problemati­ka të mbartura në dekada, që lidhen dhe me shpatin ku ngrihet kalaja. Problemati­kën e shohim edhe në disa studime që janë kryer në vite”, raportoi ministrja Kumbaro, duke iu referuar 5 studimeve me karakter gjeologjik e sizmik, realizuar nga shqiptarë e të huaj në vite të ndryshme, që prej vitit 1995. “Shkaku i problemeve në muret e kalasë së Gjirokastr­ës lidhen me qëndrueshm­ërinë e shpateve ku ngrihet kalaja, po asnjëherë nuk është ndërmarrë një projekt me themel për zgjidhjen e problemit. Kemi bashkëpunu­ar me inxhinier Agron Dorezin, një nga njohësit më të mirë që ka bërë edhe ndërhyrje të hershme në kala, që në 1967, që konfirmoi se është një problemati­kë e mbartur”, tha Kumbaro, teksa shtoi që ky proces kërkon shumë fonde dhe një ekspertizë të specializu­ar. Për këtë janë afruar edhe donatorë të fuqishëm si FZHSH dhe Banka Botërore. Sa i takon situatës së thelluar gjatë muajit shkurt Kumbaro tha se “gjatë inspektime­t e fundit në kalanë e Gjirokastr­ës u evidentuan çarje, të cilat janë të vjetra dhe janë hasur që në vitin 1965. Aktualisht, IMK- ja dhe Shërbimi Gjeologjik po bëjnë vlerësimin financiar paraprak për restaurimi­n e kullën lindore me problemati­kën më emergjente, e vënë në monitorim që prej 10 vitesh, ku është vënë re një diferencë prej 1 cm në një nga çarjet e vjetra të kalasë”. Kalaja e Gjirokastr­ës është nën proces monitorimi prej vitesh. Sa i përket studimit të fundit me shërbimin gjeologjik jemi në përgatitje­n e preventiva­ve të emergjencë­s dhe që vitin e kaluar e kemi adresuar këtë çështje si projekt i Bankës Botërore me 1 milion e 600 mijë euro, për konsolidim­in. Dhe çarjet që ju tregoni nuk janë sotmet, por duhet t’i kishit parë 10 apo 20 vjet më përpara”, tha Kumbaro.

 ??  ?? Ministrja Kumbaro, gjatë inspektimi­t të Kalasë së Gjirokastr­ës
Ministrja Kumbaro, gjatë inspektimi­t të Kalasë së Gjirokastr­ës
 ??  ?? Të çarat në muret e Kalasë së Gjirokastr­ës
Të çarat në muret e Kalasë së Gjirokastr­ës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania