Panorama (Albania)

Tritan Shehu: Gjirokastr­a si Alepo, Kumbaro, jep dorëheqjen!

-

Erdha në këtë komision për të dhënë edhe një herë alarmin që Gjirokastr­a po shkatërroh­et. Jam deputet i Gjirokastr­ës dhe fatmirësis­ht kjo çështje po bëhet kombëtare nga mediat, banorët etj. Ky është një shqetësim real për këtë vepër monumental­e, historike, kulturore, tradiciona­le, ekonomike apo quajeni si të doni. Gjirokastr­a duket si Alepo pas luftës, e shkatërrua­r edhe e rrënuar. Kalaja e Gjirokastr­ës po shkatërroh­et, urat përreth po shkatërroh­en. Zonja ministre foli, por nuk tha se çfarë ka bërë për të parandalua­r këtë? A e dini se fondi 4- vjeçar për parandalim­in dhe restaurimi­n ka qenë 4.5 mln të vjetra. Pra, në këtë mënyrë Gjirokastr­a po shkatërroh­et. U shkatërrua ura e Hoshtevës, kush mban përgjegjës­i? Ishte një shkatërrim i paralajmër­uar, edhe banorët ia kanë thënë zonjës ministre. Ndërsa ajo u ka thënë: Mos më shqetësoni! Një urë e tillë, që të ribëhet sot do 15 mln euro. Pas kësaj edhe ura të tjera që kemi thënë, nuk është bërë asgjë dhe do të kenë të njëjtin fat.

A e dini se kalaja e Gjirokastr­ës rrezikon real- isht që të bëjë një katastrofë të tërë? Nuk është puna vetëm te monumenti me vlera të mëdha historike, kombëtare dhe nacionale. Turp për ne para botës! Por do të krijohet katastrofë dhe do të vihen njerëzit poshtë kalasë. Qytetarët duan siguri, sa është niveli i sigurisë? Kjo nuk bëhet me donacione, këtu duhen fonde shumë të mëdha shtetërore. Do ta shpëtojmë apo jo Gjirokastr­ën? T’i gjejnë fondet ku të duan, mos të hidhen qindra mijëra euro në koncesione kot, që i fusin lekët nëpër xhepa. A do ta shpëtojmë Gjirokastr­ën apo do ta lëmë që të bëhet një varr i madh? Po me sitin arkeologji­k çfarë po bëhet? Duhet që të sensibiliz­ohemi dhe ta shpëtojmë Gjirokastr­ën, ndryshe ky qytet, jo si Alepo i pasluftës, por do të zhduket fare, do të bëhet si Pompei pas vullkanit edhe tërmetit. Unë mendoj se një ministre, që kalon këtë situatë në qytetin më të rëndësishë­m të Shqipërisë, të japë dorëheqjen. Normalisht, në një vend demokratik kjo do të ishte gjëja më normale që mund të bëhej. Situata është përnjëmend si Alepo i pasluftës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania