Panorama (Albania)

Lista, Kumbaro: Mungojnë 106 objekte në terren

-

Lista e monumentev­e të kulturës, po ashtu ishte një nga çështjet që duhej të diskutohej në seancën dëgjimore në Komisionin e Edukimit. “Një pjesë e monumentev­e po zhduken, por ju edhe pse iu është kërkuar edhe nga banorët, nuk keni reaguar. Për çdo gjë ia hidhni fajin natyrës. Në listën që na keni sjellë këtu na keni dhënë 219 objekte. Ndërsa drejtoresh­a juaj thotë se janë 190 objekte para dy javëve. Ndërsa në relacionin që i keni dërguar komisionit tonë janë 67 objekte. Këto objekte herë i vini dhe herë i hiqni, sepse doni që t’i hiqni nga lista e objekteve të mbrojtura në trashëgimi­në kulturore, sepse fillojnë kullat edhe interesat? Pasi nuk mund të jenë 220 të zhduken 20, të zhduken pastaj 100. Lista është listë! Apo ju i zhdukni dhjetëra objekte nga Gjirokastr­a dhe thoni: Që nuk kanë ekzistuar asnjëherë si objekte të mbrojtura”, u shpreh deputetja e partisë Demokratik­e dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Në lidhje me këtë çështje Kumbaro u shpreh se “në 2014- 2015 Minis- tria e Kulturës ndërmori përditësim­in e inventarit të plotë në terren, që nuk ishte bërë që në vitet ‘ 80. Nga ky inventar që u raportua në janar 2016 nga 2297 të inventariz­uara në letër, 106 objekte nuk ekzistonin fare në terren. 52 prej tyre ishin tërësisht të shkatërrua­ra dhe 219 objekte në këtë inventar ishin në rrezik për qëndrueshm­ërinë e tyre. Për monumentet në rrezik janë hartuar preventiva­t e ndërhyrjes që shkojnë në 1 miliard e 500 milion lekë ( 12 milion euro për t’i nxjerrë nga gjendja e rrezikut)”. Po ashtu, Kumbaro sqaroi edhe mbi numrin e objekteve monument kulture në Gjirokastr­ës. Sipas saj, duke iu përgjigjur edhe kërkesave të UNESCO- s, nuk është bërë asnjë heqje objektesh nga listat, por rikategori­zim i tyre. Sa u takon objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike, sipas Kumbaros, edhe ato që nuk kanë status monumenti janë automatiki­sht të mbrojtura, duke qenë brenda qendrës dhe trajtohen njëlloj si të ishin monumente.

 ??  ?? Ministrja Kumbaro, dje në Komisionin Parlamenta­r
Ministrja Kumbaro, dje në Komisionin Parlamenta­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania