Panorama (Albania)

Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, ja autorët e arrestuar

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin "Përballë", të gazetarit Lufti Dervishi, ka njoftuar arrestimin e autorëve të sulmit me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka. Sipas ministrit, dje është njoftuar Prokuroria për arrestimin e agresorëve ndaj Gjokës "Policia dhe Prokuroria, sapo u njoftova, kanë arrestuar autorët e plagosjes dhe sulmit të trajnerit të ekipit të Vllaznisë në Shkodër", deklaroi Xhafaj mbrëmë në emision. Më tej, ka pasur edhe një njoftim të Policisë, që ka dhënë detaje në lidhje me emrat e dy personave të ndaluar si të dyshuarit kryesorë për sulmet ndaj trajnerit Ernest Gjoka.

NJOFTIM I POLICISË

Shkodër, zbardhet dhe dokumentoh­et autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka. Arrestohen 2 autorët e ngjarjes. Sot ( dje), strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariat­it të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprer­ë, identifiku­an dhe arrestuan shtetasit:

Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17: 00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojle- ta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia". Më pas, ai është larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje, i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit. Në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë po punohet intensivis­ht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Deklarata e rreme pe? rpara oficerit te? Policisë gjyqe? sore".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania