Panorama (Albania)

Çekiçi: Pres ftesën e Panuçit, te Dinamo nuk më do trajneri

-

Endri Çekiçi është një ndër talentet kuqezi, të cilët po presin trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi që të kthejë sytë për t'i dhënë një shans. Mesfushori është pjesë e skuadrës së dytë të Dinamos së Zagrebit, në ligën e dytë kroate. Vetë futbollist­i kuqezi ka treguar në lidhje me kalimin e tij në skuadrën e parë të gjigantit kroat. Nuk i kam shumë të mira marrëdhëni­et me trajnerin e ekipit të parë dhe problemi qëndron vetëm aty. Megjithatë, do të pres deri në verë se edhe trajneri nuk i ka shumë të mira marrëdhëni­et me klubin. Pastaj nëse trajneri qëndron, pas verës besoj se do të lëviz", është shprehur fillimisht Çekiçi.

Merkato - Mesfushori kuqezi ka qenë gjithmonë në qendër të merkatos së transferim­eve, pasi një sërë ekipesh e kanë pikasur atë dhe kanë shprehur interes për shërbimet e futbollist­it të Kombëtares U- 21. "Në janar kisha disa oferta, por është më mirë të pres 3- 4 muaj dhe të promovohem te Dinamo e Zagrebit, se sa të nisja gjithçka nga e para në një ekip tjetër", ka vijuar mesfushori për "Super Sport".

Shpresat - Çekiçi është një prej lojtarëve kyç në ekipin Shpresa dhe në radhë janë dy sfida kualifikue­se, që të besuarit e trajnerit Alban Bushi do të zhvillojnë. "Jam i bindur se edhe ftesa nga Kombëtarja do të vijë. E rëndësishm­e është që të kaloj tek ekipi i parë i Dinamos ose në një tjetër ligë të fortë. Unë gjithmonë do të jap maksimumin dhe Kombëtarja A është një ëndërr për çdo lojtar shqiptar. Besoj që ftesa do të vijë. Synimi im është të kem minuta dhe të jem në formën më të mirë dhe besoj që do të grumbulloh­em në Kombëtaren A. Fizikisht dhe psikologji­kisht ndihem shumë mirë dhe mendoj se në mars do të jem gati për ndeshjet e ekipit Shpresa me Sllovakinë. Do të synojmë pikët sepse Gjithmonë kur luajmë në shtëpi, objektivi është fitorja", ka deklaruar Endri Çekiçi. Në ndeshjen e radhës miqësore me Norvegjinë, trajneri Panuçi do të bëjë disa afrime në skuadrën përfaqësue­se, ndaj pritet që fillimisht të jetë një shans për talentet e skuadrës Shpresa dhe më pas edhe për prurje të reja te kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania