Panorama (Albania)

Dëshmia e dentistes: Kambisti më kërcënoi, s’jam mashtruese

Gjykata lë në burg Olesia Dukën. “Kambisti Idlir Hoxha dhe i vëllai më kërcënuan, u detyrova të merrja borxhe dhe kredi”

- DURRES/

Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e Prokuroris­ë dhe la në burg stomatolog­en 38- vjeçare Olesia Duka, si e dyshuar për mashtrimin në shuma të mëdha e të paktën 11 biznesmenë­ve.

Vetë e dyshuara për mashtrim hodhi poshtë dje akuzat e ngritura ndaj saj dhe deklaroi para trupit gjykues se gjithçka është një skenar filmi i montuar për të prishur karrierën profesiona­le dhe imazhin e saj publik. Ajo pohoi se kishte njohje dhe kishte pasur marrëdhëni­e biznesi vetëm me katër nga 11 denoncuesi­t biznesmenë, të cilëve prokurori i çështjes u lexoi emrat në seancë. Për pjesën tjetër të denoncuesv­e, Olesia Duka u shpreh se nuk e kishte fare idenë se kush ishin dhe me çfarë merreshin.

DESHMIA Gjatë seancës ku do të vlerësohej masa e sigurisë, 38vjeçarja Olesia Duka i mohoi gjatë të gjithë kohës akuzat dhe theksoi se biznesmeni, që e kishte denoncuar atë, Idlir Hoxha dhe i vëllai i tij, e kanë gjobitur. “Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërrua­r karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë siç thuhet lart e poshtë. Nuk e kam mashtruar Idlir Hoxhën dhe vëllezërit e tij. Unë i njoh, por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Me shtetasin Idlir Hoxha, me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhëni­e biznesi. Në qershor, vëllai i tij më tha se i detyrohesh­a 843 mijë euro borxh. Erdhi më takoi në Tiranë dhe më tha hajde pimë një kafe. Detyrimet, duke llogaritur interesat dhe vonesat kishin shkuar në një shumë prej rreth 843 mijë euro. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan t’u ktheja lekët. Ajo që dua të them është se ky nuk është mashtrim. Gjithë paratë që kam marrë, i kam marrë me kontratë nga noteri. Pse u quaka mashtrim ky?! Kërcënimi që më bënë dy vëllezërit, më detyroi që të merrja borxhe te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer. Kam njohje dhe marrëdhëni­e pune vetëm me një pjesë të këtyre personave që më cituat. Të tjerët nuk i njoh dhe s’kam lidhje me ta”, deklaroi e përlotur stomatolog­ia duke kërkuar të hetohet në gjendje të lirë dhe të ndihmojë grupin hetimor për të zbardhur të gjithë skemën, të cilën ajo e cilëson si skenar për t’i prishur reputacion­in. HUAMARRJET ME KONTRATE Prokurori Madrid Kullolli e pyeti se si i ka nënshkruar kontratat e huamarrjes me personat, që e kanë denoncuar. Ajo tha se i ka shkruar para noterit. Por përfaqësue­si i Akuzës i solli në vëmendje edhe disa kontrata që janë sekuestrua­r në banesën e saj. Një prej tyre ishte dhe një borxh i shënuar prej saj, prej 20 mijë eurosh në një recetë mjekësore, ku huadhënësi­t i linte si garanci pasurore një apartament në plazhin e Durrësit.

“Nuk kam marrë kurrë para pa akt noterial. Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat që kam marrëdhëni­e biznesi”, theksoi Duka. Sipas asaj që ajo tha në seancë, ajo ka njohje vetëm me denoncuesi­t Idlir Hoxha ( kambisti që i kërkoi 843 mijë euro), vëllain e kambistit Viktor Hoxha, shtetasen Mirana Likaj për të cilën ajo theksoi se e ka ortake dhe mban me të marrëdhëni­e biznesi, por që gjithçka e ka me kontratë dhe se nuk e mbante mend se sa lekë i kishte. Gjithashtu, ajo pranoi edhe njohjen me denoncuesi­n Genci Lule. “I kam një borxh Genci Lules prej 20 mijë Eurosh. Kontrata me të është përshtatur e tillë ( tek receta), por do t’ia laj deri në vitin 2019 dhe si garanci kam vënë një shtëpi që kam në Durrës”,- sqaroi stomatolog­ia. Avokatët mbrojtës të Dukës theksuan se, klientja e tyre nuk përbënte rrezikshmë­ri të lartë shoqërore dhe se ajo nuk ka për qëllim prishjen dhe pengimin e hetimeve, ndaj kërkuan që të hetohej në gjendje të lirë. “Kjo është një “fryrje”. Pasi është kryer denoncimi i parë dhe pasi klientja jonë doli në media si mashtruese, ata që kishin lidhje biznesi me të u trembën dhe rendën drejt Prokuroris­ë për ta denoncuar. Por siç edhe ishte rasti i 20 mijë eurove që kishte marrë borxh dhe ka afat deri vitin tjetër për t’i kthyer, ashtu mund të ishin edhe rastet e tjera. Pra, ajo që duam është të zbardhet e vërteta dhe vetë klientja jonë e kërkon një gjë të tillë. Kërkojmë të hetohet në gjendje të lirë, pasi nuk largohet, nuk prish hetimet dhe madje do të ndihmonte grupin hetimor për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, sepse është në interes të sajin”,- tha pala mbrojtëse. Ndërsa prokurori theksoi se për shkak të rrezikshmë­risë duhet të qëndrojë në burg. Në fund të seancës, gjyqtarja Eda Kaja pranoi kërkesën e Prokuroris­ë dhe dha masën “arrest me burg” për 38vjeçaren nga kryeqyteti.

 ??  ??
 ??  ?? Gjyqtarja duke lexuar vendimin
Gjyqtarja duke lexuar vendimin
 ??  ?? Olesia Duka, dje në Gjykatë
Olesia Duka, dje në Gjykatë
 ??  ?? Biznesmeni Idlir Hoxha
Biznesmeni Idlir Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania