Panorama (Albania)

Bushati sulmon Presidenti­n për kufirin, Meta: E vërteta për tri takimet

Degjeneron seanca dëgjimore me ministrin, Paloka: Shko në bordellot e Brazilit dhe fol kështu... More vesh, legen.

- FATION BINJAKU

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi dje se Presidenti i Republikës i kishte kërkuar sërish informacio­ne shtesë për kërkesën për autorizim për negociata me Greqinë për Detin. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, Bushati ironizoi dje me Ilir Metën, teksa tha se edhe ai i “shkreti” nuk e kishte të qartë procedurën ligjore për negociatat. “Nuk lëshon plotfuqish­mëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë që, “po, kam autorizimi­n”. Njerëzit rreth e përqark tij ia kanë thënë gabim”, tha dje Bushati. Duke folur për akuzuat ndaj Artur Meçollarit, ministri i Jashtëm nxori dje dokumentac­ionet që, sipas tij, vërtetojnë se Ushtaraku është i certifikua­r nga NATO dhe DSIK. Ai kërkoi nga deputetët të mos sulmojnë grupin negociator, pasi kanë krijuar shqetësim dhe te partnerët strategjik­ë ndërkombët­arë. “Partnerët strategjik­ë kanë ardhur në zyrën time dhe në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, të alarmuar për shpifjet e orkestruar­a ndaj këtyre individëve dhe në adresë të personalit­eteve të Ushtrisë Shqiptare, që janë pjesë e ekipit negociator pas autorizimi­t nga Presidenti dhe lëshimit të plotfuqisë nga ana ime”, ka thënë dje Bushati. Por Edi Paloka ka thënë se Artur Meçollari është spiun i agjenturav­e të vendeve jo partnere dhe këto fakte i janë fshehur NATO- s. Gjatë seancës, ministri ka shkëmbyer replika me deputetin e PDsë, Paloka. Acarimi i toneve filloi gjatë momentit që Bushati po ironizonte mënyrën dhe me gabimet drejtshkri­more që deputetët e opozitës kishin formuluar pyetjet për seancën dëgjimore. “Shko në bordellot e Brazilit dhe fol kështu.. More vesh, legen”, iu drejtua Paloka, ministrit Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? DJE GJATE MBLEDHJES SE KOMISIONIT TE JASHTEM
DJE GJATE MBLEDHJES SE KOMISIONIT TE JASHTEM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania