Panorama (Albania)

Platforma e bashkëqeve­risjes si ekzibicion­izëm dhe mazohizëm

- PROF. DR. ROMEO HANXHARI

Platformae bashkëqeve­r isjes do të thotë që ti i ankohesh direkt Kryeminist­rit për çdo problem....

Me sa duket kjo ndodh ngaqë askush tjetër në këtë shtet nuk i garantoka të drejtat e tua, përveç atij. Shumëkush do të thotë “çfarë të keqe ka që vetë Kryeminist­ri të merret me zgjidhjen e halleve të njerëzve?!”. Asnjë të keqe, në fakt. Por arsyeja ime për të mos qenë dakord quhet “kontroll i performanc­ës së nëpunësit dhe administra­tës”. Nëpunësi dhe administra­ta janë ata mijëra që ne paguajmë për të na shërbyer…

Fillimisht, le të shohim pak më shkoqur se çfarë është platforma e bashkëqeve­risjes. Shteti ynë, i cili, meqë nuk ka ekonomi, merret me letra, ka krijuar këtë instrument online për të mbledhur “letrat nga populli”. Me pak fjalë është kjo: ke një problem ti, p. sh., je vonuar në një zyrë apo me një shërbim?

Atëherë nuk duhet të ankohesh as te shefi i vogël i nëpunësit që të ka penguar, as te drejtori i atij shefi dhe madje, as te ministri i gjithë këtyre. Jo! Zëre se të gjithë këta s’janë fare. Këta i paguajmë ne vërtet, por ti zëre se të gjithë ata s’janë. Kështu që ti do të ankohesh direkt tek Ai, te maja e piramidës, te Shefi i Madh, pra, te Kryeminist­ri. Kryeminist­ri do të merret drejtpërdr­ejt me ty. Dhe kjo, jo se ai s’ka me se të merret, por ashtu është një punë... Pasi të njihet me hallin tënd, ai do ia kalojë ministrit, i cili do ia kalojë drejtorit, i cili do të vejë prapë deri te shefi i vogël, i cili do t’i thotë nëpunësit: “je i vdekur, je i mbaruar, s’të shpëton dot njeri…!”.

Dhe pasi zgjidh hallin e parë, ti qytetari do mendosh “po mirë, po kur të kem një hall të dytë, prapë iu dashka shkruar Kryeminist­rit?!”. E do mendosh, “këto letra, Kryeminist­ri pse i numëron dhe i publikon çdo muaj, u bënë 1200, e u bënë 1400?”. E do vazhdosh, “ore, po Kryeminist­ri çfarë qëllimesh ka: do që të marri sa më shumë letra që të thotë që zgjidha kaq shumë halle, dhe dëshiron të pushojë nga puna ca nëpunës? Vetëm këto do ky apo dëshiron edhe t’i përdorë këto letra për të caktuar masa se si ta përmirësoj­ë atë ingranazh abuziv të administra­tës që kanë denoncuar letrat?”.

Me ç’duket deri tani, ai do vetëm shumë letra dhe shumë të pushuar nga puna. E që ta dish ti, kjo quhet ekzibicion­izëm. Ekzibicion­izmi është kur dikush ka si qëllim kryesor që njerëzit të mendojnë “sa shumë po punon ky dhe sa mirë po e bën detyrën e vet”. Po mazohizëm, pse është kjo gjë? Mazohizëm është kur dikush provon kënaqësi duke shkaktuar dhimbje te tjetri e duke ia hequr dhimbjen kur e vendos vetë. Të gjithë shefat që të pengojnë ty.

Janë emëruar dhe varen nga Kryeminist­ri apo nga ministri. Ata shefa ta sjellin ty në majë të hundës.

D. m. th. deri këtu, shefi i madh të ka shkaktuar dhimbje. Por papritur, ai të fton t’i ankohesh, pra, t’i tregosh se sa shumë të dhemb. Aty ai, pasi e publikon hallin tënd tek i gjithë populli, ta zgjidh hallin tak- fak atëherë kur e vendos ai. Kështu ty të zgjidhet halli dhe ti falënderon Shefin e madh. Këtu shefi i madh kënaqet. Pra, pasi të ka shkaktuar dhimbje me administra­tën e vet, ai edhe kënaqet duke e bërë publike dhimbjen tënde e duke ta hequr atë dhimbje. Këtu plotësohet mazohizmi.

Por mazohizmi shkon edhe më tej. Ti e falënderon shefin e madh sepse ti nuk e ke ndierë që ai që ta hoqi hallin, ai edhe ta kish krijuar dhimbjen. Dhe ti premton me veten tënde që do votosh atë edhe një herë tjetër. Dhe ai kënaqet dyfish. Dyfish mazohizëm. Ndërsa ti je poshtëruar dyfish. Pas teje do poshtërohe­t edhe shoku yt që do i shkruajë shefit të madh. Sepse shefi i madh dëshiron t’i numërojë hallet e t’i shijojë një e nga një zgjidhjet e tyre. Ai nuk dëshiron që të rregullojë ingranazhe­t që e shkaktojnë problemin dhe dhimbjen. Sepse ashtu ai nuk do ndiente kënaqësi kur të të hiqte dhimbjen…

Tani le të shohim se pse gjërat duhet të funksionoj­në normalisht e ligjërisht, pa qenë nevoja për këtë ekzibicion­izëm e duke na e kursyer mazohizmin. Normalisht, gjërat duhet të funksionoj­në nëpërmjet “kontrollit të performanc­ës së nëpunësit dhe administra­tës”. Në çdo shtet normal, kontrolli i performanc­ës së administra­tës është një instrument ligjor, i cili mundëson që mos të jetë e nevojshme që qytetari t’i shkruajë e t’i ankohet mbretit apo Kryeminist­rit. P. sh., në zyrat e Hipotekës së famshme, cilido epror merr raport se sa kërkesa janë plotësuar e sa janë zvarritur. Dhe është i detyruar të veprojë e të raportojë tek eprori i vet e kështu me radhë. Madje, eprori ka detyrimin të shkojë e të kontrolloj­ë procedurën për 1 në çdo X kërkesa. Nëse rezulton ndonjë kërkesë e zvarritur, nëpunësi çohet direkt për procedim administra­tive apo penal sipas rastit. Ministri përkatës e ka pasqyrën në dorë si të dojë e kur të dojë. Ky është ligji dhe procedura normale. Pyetja është: nëse administra­ta jonë nuk u kontrollok­a dot, atëherë pse nuk shpallim falimentim­in e shtetit tonë?! E shpallim falimentim­in e shtetit dhe e deklarojmë po ashtu Kryeminist­rin si “shtet të përjetshëm e të vetëm”. Por jo. Sepse në asnjë rast, shtetin nuk na e zëvendësoj­në dot as Kryeminist­ri dhe as gjithë qeveria bashkë. Duhet të kemi shtetin dhe administra­tën tonë nën kontroll ligjor dhe jo nën kontroll letrash anonime. … E sa për nevojat politike apo publike të kryeminist­rave apo të qeverive për t’u dukur e për të shitur, ato shkojnë e vijnë. E sigurt është që ekzibicion­izmi e mazohizmi nuk kanë të ardhme…

E shpallim falimentim­in e shtetit dhe e deklarojmë po ashtu Kryeminist­rin si “shtet të përjetshëm e të vetëm”. Por jo. Sepse në asnjë rast, shtetin nuk na e zëvendësoj­në dot as Kryeminist­ri dhe as gjithë qeveria bashkë. Duhet të kemi shtetin dhe administra­tën tonë nën kontroll ligjor dhe jo nën kontroll letrash anonime. … E sa për nevojat politike apo publike të kryeminist­rave apo të qeverive për t’u dukur e për të shitur, ato shkojnë e vijnë. E sigurt është që ekzibicion­izmi e mazohizmi nuk kanë të ardhme…

 ??  ?? PROF. DR. ROMEO HANXHARI
PROF. DR. ROMEO HANXHARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania