Panorama (Albania)

Provimi për punësim, si do testohen 6 mijë mësues

Nikolla: Testimet dixhitale, nga data 6 mars deri më 30 prill

-

Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për testimin e mësuesve kandidatë për të zënë një vend pune në sistemin parauniver­sitar.

Ishte ministrja Lindita Nikolla, ajo që bëri publike datën e nisjes si dhe mënyrën si do të zhvillohet provimi për rreth gjashtë mijë mësues që kanë kaluar fazën e parë të konkurrimi­t, dorëzimin e dosjes. Me rëndësi, sipas ministres, është shmangia e ndërhyrjev­e, si në vlerësimin e testimit, ashtu edhe në punësimin e mësuesve. “Portali starton në datën 6 mars dhe përfundon në datën 30 prill, një standard i ri i meritës së transparen­cës, duke mundësuar një shërbim ku kontaktet e jashtme, si në vlerësimin e testimeve janë 0, ashtu edhe në procesin e emërimit. Ajo që është shumë e rëndësishm­e; kemi mundësuar falë punës së specialist­ëve, një situatë ku korrupsion­i e ka të pamundur për të ndërhyrë si në procesin e vlerësimit të testimeve, por edhe më pas, kur mësuesi t’u drejtohet shkollave të Shqipërisë”, nënvizoi ministrja dje gjatë takimit me disa nga mësuesit garues. ORGANIZIMI I

TESTIMIT Ndryshe nga vitet e kaluara, testimi do të zhvillohet në formë dixhitale në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( ish- AKP). Kjo e fundit, brenda pak ditëve pritet të publikojë kalendarin e datave për secilin profil mësuesie e bashkë me të edhe kandidatët që testohen përgjatë dy muajve, të dhëna këto që i merr nga Qendra Ndërinstit­ucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar. Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka hartuar tashmë programet orientuese e në bazën e tyre edhe fondin e pyetjeve dhe testimet sipas grupimeve kryesore të profileve, si dhe sipas nivelit të vështirësi­së: të lehtë, mesatar dhe të vështirë, që vlerësohen përkatësis­ht me 1, 2 dhe 3 pikë. Sakaq, do të jenë pesë lloje testimesh: testime për mësuesit e arsimit parashkoll­or; për mësuesit e arsimit fillor; për mësuesit profesiona­lë të muzikës, artit pamor e baletit, për mësuesit e kulturës profesiona­le të arsimit special, si dhe në 18 profilet e njohura të mësuesisë që nga gjuha shqipe e letërsia deri tek edukimi fizik. Pak a shumë, mënyra e testimit të mësuesve që kandidojnë për një vend pune, është i ngjashëm me provimin e licencimit, veçse gjatë zhvillimit të tij do të ketë përveç përfaqësue­sve nga QSHA, edhe 1 ose 2 nga Ministria, të cilët sigurohen për mbarëvajtj­en e procesit.

VLERËSIMI I KANDIDATËV­E Ashtu si provimi, edhe vlerësimi do të bëhet manualisht. Secili prej mësuesve që i nënshtrohe­t provimit, do të informohet menjëherë pas tij me numrin e pikëve që ka marrë. Testimi dixhital përmban 50 pyetje, përgjigjet e sak- ta të të cilave vlerësohen me 100% dhe konvertohe­n në 70 pikë. Të mbledhura këto me pikët e dosjes ( maksimalis­ht 30) përbëjnë totalin e pikëve të kandidatit që e rankojnë në listëpritj­en për një nga vendet e punës që mund të hapen në profilin e tij. Kandidatët që janë testuar vitet e kaluara dhe duan të mbajnë pikët që kanë, nuk janë të detyruar të futen në provim. Pikët e tij dërgohen nga njësia arsimore vendore në MAS dhe do të shërbejnë për renditjen përfundimt­are që do të bëjë Qendra Ndërinstit­ucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.

 ??  ?? Ministrja Lindita Nikolla, dje gjatë takimit me mësuesët
Ministrja Lindita Nikolla, dje gjatë takimit me mësuesët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania