Panorama (Albania)

Gazetaria në Sllovaki, vrasje gjatë investigim­it

- KENO VERSECK* * D. W.

Ndër të gjitha qytetet eu ropiano- qendrore, Sllovakia konsideroh­et si vend model. Ndryshe nga Polonia, Çekia apo Hungaria...

vorbulla populiste në Sllovaki është e kufizuar. Vazhdimish­t Kryeminist­ri sllovak, Robert Fico, thekson se vendi i tij bën pjesë në bërthamën e Europës dhe luan një rol konstrukti­v në të, pavarësish­t mosmarrëve­shjeve lidhur me politikën e refugjatëv­e të BE- së. Asnjë ekonomi e Europës Qendrore nuk është kaq e lidhur me BE- në sa ajo sllovake, e cila që në vitin 2009 u fut me sukses në zonën e Euros.

Por tani, papritur, pëson një krisje ky imazh i harmonisë: natën e së hënës ( 26.02) u vra gazetari 27- vjeçar, Ján Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnírová në shtëpinë e tyre në fshatin Velká Maca, 60 km në lindje të Bratislavë­s. Ata u gjetën të vrarë me të shtëna në kokë dhe në kraharor. Është një vrasje që e ka tronditur thellë Sllovakinë sepse me sa duket, ajo ka të bëjë me punën e Kuciak- ut si gazetar investigat­iv - në këtë pistë janë duke hetuar hetuesit sllovakë.

A ËSHTË NË LOJË MAFIA ITALIANE?

Udhëheqja sllovake u shpreh e shokuar për ngjarjen dhe nuk u kursye me fjalë të mëdha: Kryeminist­ri Robert Fico e quajti këtë “sulm të paparë ndonjëherë ndaj lirisë së shtypit dhe demokracis­ë”. Qeveria e tij, sipas tij, do të vërë menjëherë në dispozicio­n një milion euro shpërblim për informacio­net, që ndihmojnë në kapjen e vrasësve. Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, i cilësoi vrasjet si “ekzekutim profesioni­st”, që duket se kanë të bëjnë me punën e Kuciak- ut. Me këtë, Sllovakia tani paraqitet si një vend ku gazetarët e padëshirua­r jo vetëm tremben, tha gazetarja investigat­ive Daphne Caruana Galizia.

Është ende e paqartë kush fshihet pas këtij sulmi vrasës. Motive ka plot: gazetari, redaktor i portalit Aktuality. sk, muajt e fundit ka raportuar për lidhjet mes qeverisë së majtë nacionalis­te të partisë socialdemo­krate SMER lidhur me sipërmarrj­et e korruptuar­a dhe kriminalit­etin e organizuar, si dhe për bizneset e dyshimta të imobilieve të biznesmeni­t të njohur sllovak, Marián Kocner. Për këtë arsye, ai edhe ishte kërcënuar prej këtij të fundit. Nga ana tjetër, ka edhe një version se vrasjen mund ta ketë kryer mafia italiane. Gazetari britaniko- sllovak Tom Nicholson njoftoi në mediat sllovake, se Kuciak dhe ai kanë investigua­r lidhur me bizneset abuzive të mafies italiane në Sllovaki me paratë e BE- së.

“Kushdo që të fshihet pas kësaj vrasjeje, ajo është një vrasje e tmerrshme dhe shokuese, që i vë një pikëpyetje të madhe rrugës së ndërlikuar të Sllovakisë drejt një shteti ligjor”, thotë për DW politologu sllovak Grigorij Meseznikov nga Instituti i Punëve Publike ( IVO) në Bratislavë.

NJË LISTË E GJATË ME SULME

Ndonëse në historinë e deritanish­me të Sllovakisë, që nga pavarësia në vitin 1993, asnjëherë nuk është vrarë një gazetar për shkak të punës së tij, lista e sulmeve kundër tyre është e gjatë. Një nga rastet e fundit ishte në qershor 2016, zjarrvënie ndaj makinës së gazetarit investigue­s Milos Majko. Dy të tjerë gazetarë janë zhdukur prej vitesh pa lënë gjurmë. Në prill 2008 u zhduk Pavol Rypal, në mars 2015 Miroslav Pejko. Një sërë sulmesh brutale ndaj gazetarëve ka pasur kryesisht në vitet 1990 nën qeverinë gjysmëauto­ritare të ish- kryeminist­rit Vladimír Meciar. Asnjë nga këto raste nuk është zbardhur.

Edhe qeveria aktuale socialdemo­krate nën Robert Ficon, ka një raport të vështirë me gazetarët. Fico i ka quajtur ata “idiotë”, “hiena”, “prostituue­s antisllova­kë” apo “merimanga nevojtores­h”, herë pas herë redaktorët e gazetave të mëdha janë përjashtua­r nga konferenca­t e tij të shtypit. Arsyeja për këto etiketime të gazetarëve nga Fico ka pasur të bëjë me investigim­et e tyre për afera korrupsion­i nga ai dhe partia e tij.

Me vrasjen e Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij, skandalet e korrupsion­it në Sllovaki dalin tani sërish në pah dhe, sikurse thotë politologu Grigorij Meseznikov, kjo mund të bëhet e rrezikshme për udhëheqjen e vendit. “Nëse qeveria nuk angazhohet maksimalis­ht për zbardhjen e shpejtë të vrasjes, atëherë edhe ajo vetë do të bjerë nën presionin e dorëheqjes”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania