Panorama (Albania)

Basha: Prag katastrofe, Bashkia e Tiranës si lavatriçe

“Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha paralajmër­on një katastrofë ekonomike për shkak të futjes së parave të drogës.

Në një konferencë për mediat, në krah të ish- drejtoresh­ës së përgjithsh­me të INSTAT- it, Ines Nurja, kreu i PD- së mori me radhë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë për të treguar gjendjen, në të cilën ndodhet vendi. “Ekonomia shqiptare është në prag të një katastrofë që nëse nuk shmanget sot, do të ketë për efekt zhdukjen e mijëramijë­ra vendeve të tjera të punës dhe rritjen e plagës sociale, që do të çojë edhe më shumë në rritjen e emigracion­it. Por nga ana tjetër, kjo është një thirrje drejtuar të gjithë faktorëve shoqërorë. E zhveshur nga interesi imediat politik i opozitës para kësaj qeverie apo kësaj bande, quajeni si të doni, kemi nevojë për një transformi­m të thellë ekonomik”, deklaroi kreu i opozitës. Basha akuzoi Bashkinë e Tiranës se po pastron paratë e drogës përmes lejeve të panumërta të ndërtimit që po jepen në dy vitet e fundit në kryeqytet. “Numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca, për banim, në një vit është rritur me 80%. 2016- a, viti rekord i prodhimit të drogës. 2017- a, viti rekord i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Kemi një rritje drastike të ndërtesave me mbi 3 kate. Pra, nuk bëhet fjalë për riparim çatish apo ndërtim privat të vogël shtëpish. 200 % është rritur numri i ndërtesave mbi 3 kate. Ndërsa vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT- it, është rritur me 260%. Ndërkohë, përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë. 200% rritja e lejeve për ndërtesa, 260% rritja e vlerës monetare, por këto të gjitha u bëkan jo me më shumë para, siç ta do mendja sepse nga viti në vit ka inflacion, rriten çmimet, por me pothuajse me të njëjtën shumë parash. 14.4% ka qenë vlera, përqindja e kreditimit për ndërtimin në 2016- n, 15% në 2017- n. Me çfarë po financohen këto ndërtime ekstra? Me çfarë po financohen kullat, ndërtimet në Tiranë, të cilat përbëjnë mbi 80% të volumit, pjesën tjetër e ka Fieri, Durrësi dhe disa qendra të tjera të mëdha, por pjesën e luanit e ka Bashkia e Tiranës. Le ta themi haptas që Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit. Dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit dhe në veçanti i ndërtimeve të larta në Tiranë, të cilat nuk kanë asnjë racionale ekonomike, nuk kanë asnjë kuptim për sa i përket strehimit. Pavarësish­t prej manipulimi­t me shifra, dihet se në Tiranë ka apartament­e bosh, të pashitura, por ka lidhje vetëm me paratë e krimit”, tha Basha. Sipas kreut të PD- së, borxhi publik në Shqipëri po rritet akoma më tepër për shkak të koncesione­ve të qeverisë. “Koncesione­t dhe PPP- të janë mënyrë e fshehur për të rritur borxhin. Unë e kam bërë këtë problem prezent, e kam denoncuar para FMN- së, e cila ka bërë reagimet saj të para. Pres nga ata dhe institucio­net e tjera, reagime të forta në këtë drejtim, veçanërish­t nga ata që janë gardianët e nivelit të borxhit publik. Borxhi publik i Shqipërisë po rritet në mënyrë marramendë­se dhe sekrete nga PPP- të dhe nga koncesione­t korruptive”, theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania