Panorama (Albania)

Kongoli në rrezik për jetën, botuesi bën thirrje për dhurim gjaku

Fatmir Toçi: Na ka dhënë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetje­n tonë dhe vëmendje nga shteti

-

“SOS! Bashkohu me ne! Dhuro gjak për Fatos Kongolin! Jeta e tij është në rrezik!”.

Kjo është thirrja e botueses Irena Toçi ( Shtëpia Botuese “Toena”), për t’ju gjendur në këto ditë të vështira, shkrimtari­t Fatos Kongoli. Siç njoftojnë botuesit e tij, Kongoli është shtruar në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” nën kujdesin e prof. dr. Edmond Çeliku. Shkrimtari është diagnostik­uar me kancer në zorrën e trashë dhe i është nënshtruar dy operacione­ve. Tashmë, në periudhën postoperat­ore ka nevojë urgjente për gjak. Të gjithë ata që mund të dhurojnë, mund të kontaktojn­ë me botuesit. “Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetje­n tonë”, bën thirrje botuesi dhe miku i tij, Fatmir Toçi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar që t’i “kthejmë” pas dashurinë, që shkrimtari na ka dhënë përmes veprës së tij, duke iu gjendur pranë në këto ditë të vështira.

“Fatos Kongoli, ndër shkrimtarë­t më të dashur dhe më përfaqësue­si i periudhës 30- vjeçare së tranzicion­it shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë. Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjika­le në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikua­r më diagnozën “Ca– rectum”. Falënderoj­më mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtim­in, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku. Fa- tos Kongoli ndodhet në periudhën postoperat­ore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…”, shkruan Toçi. Botuesi na kujton kontributi­n që ka dhënë në letërsinë shqipe Fatos Kongoli përmes romaneve të tij, të përkthyera në shumë gjuhë të botës e me të cilat ka merituar edhe çmime ndërkombët­are. Duke u bërë thirrje ndjekësve të shkrimtari­t, ai kërkon të sensibiliz­ojë edhe institucio­net shtetërore, për t’i siguruar një trajtim më të specializu­ar.

“Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore. Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij, që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun. Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetje­n tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializu­ar nga drejtuesit e institucio­neve shtetërore”, tha Toçi.

SHKRIMTARI Fatos Kongoli, ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane si “Le Monde”, “Le Figaro”, “La Stampa”, “Le Temps”, “Le Soir”, “L’Express”, “Magazine Littéraire”, “Der Tagesspieg­el”, “The Guardian”, “The Indipenden­t”, etj.. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë, dhënë nga Ministria e Kulturës ( 1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit “Velia” ( 2000). Është fitues i çmimit ndërkombët­ar “Balkanika”2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” ( 2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006- ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanish­t, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij, që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun. Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetje­n tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializu­ar nga drejtuesit e institucio­neve shtetërore

 ??  ??
 ??  ?? Thirrja e Shtëpisë Botuese “Toena” për të ndihmuar shkrimtari­n Fatos Kongoli
Thirrja e Shtëpisë Botuese “Toena” për të ndihmuar shkrimtari­n Fatos Kongoli
 ??  ??
 ??  ?? Fatos Kongoli dhe botuesja Irena Toçi
Fatos Kongoli dhe botuesja Irena Toçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania