Panorama (Albania)

Kapen 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, sasia rekord vinte nga Kolumbia

Policia e Shtetit u bën “gropën” trafikantë­ve, zbulohet droga me vlerë 180 milionë euro në kontenieri­n me banane

-

Një sasi rekord kokaine është bllokuar dje nga Policia e Shtetit, gjatë një operacioni që u finalizua pas një survejimi njëjavor.

Sasia më e madhe e lëndës narkotike që është kapur ndonjëherë në Shqipëri, plot 613 kg kokainë kolumbiane, u sekuestrua në një kontenier me banane, që kishte mbërritur në Portin e Durrësit. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqëruar edhe nga Kryeprokur­ori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j e përfaqësue­s të Drejtorisë së Doganave, bëri të ditura detajet e operacioni­t të koduar “Last Snovv” gjatë një konference për shtyp. Veliu deklaroi se si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe sekuestrim­i i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro. Ndërsa bëri të ditur edhe linjën e ndjekur nga trafikantë­t për mbërritjen e kësaj sasie droge në Portin e Durrësit e më pas në ambientet e kompanisë “Arbri Garden”, që ndodhet në Maminas, ku edhe u sekuestrua droga. Sipas tij, kontenieri i mbushur me banane e me një fund të dyfishtë ku ishin fshehur 528 pakot me drogë, ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar transit në Maltë, në Itali e më pas ka mbërritur në Durrës, më 19 shkurt. OPERACIONI

Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacio­neve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirëorgani­zuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacioni­n e koduar “Last Snovv”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe sekuestrim­i i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro. Hetimet kanë doku- mentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Maltës, në Itali e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” sh. p. k., me pronar shtetasin Arbër Çekaj, 38 vjeç, nga Tropoja e banues në Durrës. KOKAINA

Sipas të dhënave që u bënë publike dje nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjell­a me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantë­t. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit u mbajt nën vëzhgim të pandërprer­ë nga strukturat e Policisë së Shtetit derisa mbërriti në magazinat e firmës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenieri­t, kanë bërë të mun- dur gjetjen dhe sekuestrim­in e lëndës narkotike. Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, të cilët u arrestuan në flagrancë. Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe shtetasi Arbër Çekaj, pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike. Autoritete­t shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësis­ht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania