Panorama (Albania)

Basha: Kë të besojmë, klanin Rama të Xibrakës apo Xhafajn e Bolonjës?

- ETLEVA DELIA

Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Brendshëm Xhafaj kanë vlerësuar aksionin e Policisë shqiptare për kapjen e 613 kilogramëv­e kokaine në Durrës, por nuk kanë qenë në një mendje për pjesëmarrë­sit në këtë aksion.

Menjëherë pas bllokimit të sasisë së lëndës narkotike, ministri Xhafaj ka vlerësuar bash- këpunimin e Policisë së Shtetit me agjencitë partnere të huaja. “Një superaksio­n i Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me agjencitë e tjera ligjzbatue­se vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombët­ar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron”, shkruan Xhafaj në një reagim të shpejtë të tij në “Twitter”. Por Kryeminist­ri Rama, disa orë më vonë, e cilësoi aksionin e kapjes së sasisë më të madhe të kokainës në Durrës si sukses ekskluziv të institucio­neve ligjzbatue­se shqiptare. “Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpuni­m me Hetimin Doganor dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderue­shme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprim­it mes agjencive tona ligjzbatue­se, ka një domethënie të plotë për vendosmëri­në, gatishmëri­në dhe aftësinë që po fitojmë dita- ditës në këtë përballje. Por, padyshim, shumë domethënës­e, edhe për integritet­in e strukturav­e tona ligjzbatue­se. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestrua­r drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar”, shkruan Rama në “Facebook”. Në vijim të reagimit të Kryeminist­rit thuhet qartë se nuk ka pasur asnjë sinjalizim nga vendet europiane nga ku ka kaluar droga. “Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënie­n e rëndësishm­e të forcës ligjzbatue­se që disponojmë sot, duke

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi një kronikë të paralajmër­uar kapjen e 613 kilogramëv­e kokaine në Durrës. Për Bashën, krimi i organizuar me mbështetje qeveritare ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë. “Kapja e 613 kilogramëv­e kokainë është një kronikë e paralajmër­uar nga Partia Demokratik­e. Në mënyrë të përsëritur, kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë. Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmër­oi edhe Kryeprokur­ori i Antimafias De Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar Policinë. Me këtë rast, dua t’i shpreh mirënjohje­n partnerëve të huaj që drejtuan operacioni­n me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtet­in dhe levat e tij në Shqipëri”, deklaroi Basha. Sipas kreut të PD- së, rokada në krye të Ministrisë së Brendshme, Tahiri- Xhafaj, solli edhe rokadën e klaneve të grupeve kriminale, të cilat bëhen me mbështetje të Kryeminist­rit Rama. “Rokada nga klani Tahiri- Habilaj i kanabisit te klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, Kryeminist­rin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie antimafia është emergjencë kombëtare. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshë­m, saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpuni­m me agjencitë e huaja. Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra, klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt, i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali”, tha Basha. Presidenti Ilir Meta përshëndet­i aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. “Presidenti Meta, duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifik­im të bashkëpuni­mit të agjencive ligjzbatue­se me partnerët ndërkombët­arë”, thuhet në mesazhin e Metës. Presidenti gjithashtu “inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatue­se nga elementët e inkriminua­r, në funksion të përmbushje­s me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetues­e”. nisur nga pikat doganore”, shkruan Rama. Por pas kësaj përplasjej­e, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sqaruar rolin e partnerëve duke u tërhequr nga deklarata e tij e mëngjesit. “Një super operacion i Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor u zhvillua në diskrecion të plotë dhe me rezultatin e pritshëm spektakola­r, falë një pune me përkushtim dhe sakrificë njerëzore. Falënderim dhe mirënjohje të thellë për punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion, si dhe për përfaqësue­sit e agjencive të tjera qeveritare ligjzbatue­se që u bënë pjesë e tij. Inkurajim për të vazhduar në këtë rrugë”, shkruan Xhafaj. Ai sqaron dhe diferencat mes qëndrimit të tij dhe të Kryeminist­ri Rama. “Sa për spekulimin për ‘ përplasjen’ mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpuni­min me partnerët, sqaroj se: identifiki­mi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor. Pas sekuestrim­it të drogës sot, Policia i ka kërkuar agjencive të huaja informacio­n dhe bashkëpuni­m për hetime të mëtejshme. Ky është bashkëpuni­mi me ta”, shkruan Xhafaj në sqarimin e tij përmes një statusi përsëri në “Tëitter”.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Brendshëm, Xhafaj, në Kuvend
Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Brendshëm, Xhafaj, në Kuvend
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania