Panorama (Albania)

SHBA e BE: Përgëzime Policisë dhe doganave, shenjë shqetësues­e

-

Reagimet pozitive për kapjen e sasisë së madhe të lëndës narkotike në Durrës kanë ardhur dhe nga dy partnerët kryesorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE. Ambasada Amerikane ka theksuar se është një tregues pozitiv i vigjilencë­s së Policisë, por edhe një shenjë shqetësues­e se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administra­ta AntiDrogë e Shteteve të Bashkuara ( DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencë­s së Policisë, por edhe një shenjë shqetësues­e se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandalua­r trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,” thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ndërsa Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka përgëzuar punën e uniformave blu dhe të institucio­neve të tjera të drejtësisë. “Përgëzime doganave dhe Policisë për operacioni­n e suksesshëm të sekuestrim­it të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës” thuhet në reagimin e BE- së.

 ??  ?? Ambasadorë­t Lu e Vlahutin
Ambasadorë­t Lu e Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania