Panorama (Albania)

Meta e përgënjesh­tron: Tri takimet me Bushatin

“U fol për ambasadorë­t, në fund më kërkoi autorizimi­n”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Përplasja mes institucio­nit të Presidencë­s dhe Ministrisë së Jashtme është thelluar akoma më shumë në lidhje me dhënien e autorizimi­t për negociatat me Greqinë.

Përmes një reagimi për mediat, zëdhënësi i Presidencë­s, Tedi Blushi, përgë- njeshtroi deklaratat që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bëri gjatë seancës dëgjimore në Ko- misionin e Jashtëm në Kuvend. Zëdhënësi i kreut të shtetit konfirmoi se mes Metës dhe Bushatit janë zhvilluar tri takime, por përmbajtja e tyre është e ndryshme nga ajo që përfaqësue­si i qeverisë ka pretenduar gjatë deklarimev­e të tij në Komisionin e Jashtëm. “Është e vërtetë që janë zhvilluar tri takime me kërkesën e ministrit Bushati, posaçërish­t në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018. Në takimin e datës 6 tetor, vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t’i akorduar gradën diplomatik­e ‘ Ambasador’ ambasadori­t të Shqipërisë në detyrë në Beograd, z. Ilir Bocka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar ambasador në NATO z. Igli Hasanaj. Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Bocka dhe pranoi në parim kandidatur­ën e z. Hasanaj, duke kërkuar kohë për verifikime­t përkatëse. Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Gjatë takimit të dytë sqarojmë se z. Bushati, çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithsh­me të personelit diplomatik jashtë vendit. Ai shprehu njëkohësis­ht ndjesën dhe keqardhjen për moskoordin­imin e tij me Kryeminist­rin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga ambasador në NATO për në OSBE. Në fund të takimit, zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguar­a mes dy vendeve. Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpuni­mit pozitiv, si e vetmja rrugë për të dyja vendet tona. Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta”, sqaron zëdhënësi i Presidenti­t.

TAKIMI Në Komisionin e Jashtëm, Bushati deklaroi se Presidenti i Republikës ndryshoi qëndrimet e tij, duke pranuar se ka pasur informacio­ne për negociatat dhe për takimet me Bushatin. Kreu i diplomacis­ë kujtoi se Presidenca dhe Ministria e Jashtme janë dy institucio­ne që ruhen nga Garda e Republikës dhe hyrje- daljet e njerëzve janë të monitorues­hme. Zëdhënësi i Metës, ka zbardhur edhe takimin e tretë të zhvilluar mes Metës dhe Bushatit pas takimeve të këtij të fundit me Kotzias. Në një kohë që në media është folur për zgjidhjen e një sërë çështjesh me Greqinë, zëdhënësi i Presidenti­t konfirmon se vetëm në fund të takimit, Bushati i foli Metës për negociatat duke i kërkuar edhe një autorizim për grupin negociator. “Në datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e ministrit Bushati. Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy ambasadorë­ve të rinj në UNESCO dhe në Gjenevë. Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë, Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuara nga ministri Bushati. Në fund të këtij takimi, zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithës­i dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshj­en e detit. Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhëni­eve me Greqinë, duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishm­e do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurav­e të përcaktuar­a qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetues­e për këtë çështje. Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat”, sqaroi Blushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania