Panorama (Albania)

“Spiuni” Meçollari cenoi interesin kombëtar

Kulluri: Kthimi në ushtri, i dyshimtë. U përfshi nga Xhaçka

- Edvin Kulluri Artur Meçollari

Ish- sekretari i përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri në një intervistë për “Panorama”, hedh poshtë pretendime­t e zv. ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, se Artur Meçollari u largua nga ushtria, pasi refuzoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës ne duart e Fazlliçit. “Ky është një spekulim publik i turpshëm. Dua ta sqaroj këtë çështje me përgjegjës­i të plotë, pasi jam në dijeni të gjithçkaje që ka ndodhur për shkak të funksionev­e që unë kam pasur në atë ministri. Nuk ka pasur asnjë kërkesë dhe asnjë procedurë nga administra­ta e Ministrisë së Mbrojtjes për privatizim­in e bazës së Bisht Pallës, siç ka deklaruar zv. ministri Koçi. Ajo që është thënë lidhur me këtë çështje është një turp i madh. Ministria nuk përfaqëson interesa të institucio­neve, as nuk ka pasur kërkesë për këtë punë. Madje, dua të theksoj se pronarët e tokës kanë shfaqur një interes për atë bazë dhe u është refuzuar interesi nga ana e ministrisë. Kjo ka ndodhur për shkak se ushtria e konsideron­te bazën e Bisht Pallës të domosdoshm­e për ushtrimin e funksionev­e luftarake”, sqaron Kulluri. Sipas tij, Meçollari ka treguar se nuk përballon çështje me siguri kombëtare. “Ajo pronë nuk ka dalë ndonjëherë nga funksionet tona. Mund t’i jetë kërkuar të shprehen, pasi kjo vlen për çdo pronë, pasi ris- trukturimi është i vazhdueshë­m në ushtrim. Por kjo që ka dalë është një spekulim publik i turpshëm. Këtë e them me bindje të plotë, pasi kam mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm. Asnjë kërkesë nuk ka pasur, asnjë aferë nuk ka dhe ky zotëria ( Artur Meçollari) nuk është larguar për këtë punë nga ushtria. Z. Koçi ishte i paqartë në shpjegimin që dha, sepse la të kuptohej se kishte dijeni për çfarë arsyesh ishte larguar z. Meçollari. Në këtë rast, a mund t’i besohet një çështje me interes kombëtar sa është ndarja e kufirit detar një njeriu që ka treguar se nuk përballon dot çështje që prekin sig- urinë kombëtare dhe që është person i dyshimtë në këtë pikëpamje”, tha Kulluri. Ish- Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes e cilëson person të dyshimtë ushtarakun Meçollari dhe shton se ai është futur qëllimisht në grupin negociator. “Ministrja së bashku me Shefin e Shtabit duhet të jenë të informuar vazhdimish­t. Përse është larguar zotëria? Sepse për secilin ka një dosje ku është shënuar gjithçka. Por këtu kemi të bëjmë me një tjetër fakt të rëndë. Z. Meçollari ka qenë në një proces gjyqësor me ministrinë. Në përfundim të një shkalle gjykimi, nëse rezulton se ai e ka fituar, atëherë ministria duhej ta vazhdonte procesin në Gjykatën e Apelit. Në dijeninë time, çështja nuk është apeluar dhe zotëria është kthyer në punë në vitin 2014 në kushte të paqarta. Pra, nuk janë ndjekur interesat e institucio­nit, por ato të partisë në pushtet. Është kthyer në punë në kushte shumë të paqarta ligjore. Kthimi i z. Meçollari është shumë i dyshimtë. Kujtojmë, që bëhet fjalë për një çështje të rëndë siç është cenimi i interesit kombëtar. Në gjykimin tim, është futur me koshiencë nga ministrja aktuale dhe shefi i Shtabit në grupin e punës”, sqaroi Kulluri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania