Panorama (Albania)

ONM kërkon shkarkimin e një anëtari të vetingut

"Heral Saraçi ka kryer shkelje disiplinor­e, të shkarkohet"

-

Pa nisur ende mirë procesin e vetingut, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka rekomandua­r nisjen e procedimit disiplinor për bashkëkrye­tarin e Komisioner­ëve Publikë, gjyqtarin Heral Saraçi.

Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, i cili prej disa muajsh është vendosur pranë zyrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, ka konstatuar se anëtari Heral Saraçi ka kryer shkelje disiplinor­e dhe bazuar në ligjin "për rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e", ka depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesën për nisjen e procedurav­e për shkarkimin e tij. Këtë fakt e ka konfirmuar publikisht dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucio­n që ka postuar në faqen e tij zyrtare njoftimin e parë për mediat dhe në të cilin njoftohet seanca gjyqësore ku do të shqyrtohet rasti i dënimit apo jo të një kolegu. Në Ligjin e Vetingut thuhet se procesi i shkarkimit nis vetëm kur për anëtarin disponohen prova apo burime të sigurta për kryerjen e shkeljes. "Procedurat për shkarkimin e anëtarit të institucio­neve të rivlerësim­it. Në rast se ka të dhëna të mjaftueshm­e nga burime të besueshme se anëtari i institu- cioneve të rivlerësim­it ka kryer një shkelje disiplinor­e, ndaj tij fillon hetimi disiplinor", thekson pika 1 e nenit 17 të Ligjit të Vetingut. Duket se komisionar­i publik Heral Saraçi nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga ONM, ndaj ka kërkuar që të behët një proces i rregullt ligjor. Sipas nenit 17 pika 3, thuhet se: "Në rast se anëtari i institucio­nit të rivlerësim­it jep dorëheqjen nga detyra, procedura hetimore mbyllet pa një vendim përfundimt­ar". Por anëtari Saraçi nuk ka pranuar të dorëhiqet dhe sipas ligjit kanë vijuar procedurat për ngritjen e Komisionit Disiplinor.

GJYKIMI

Për shqyrtimin e rastit të komisioner­it publik Heral Saraçi, Kolegji i Posaçëm ka caktuar datën 5 mars për të zhvilluar seancën dëgjimore të gjyqtarit, për të cilin ONM ka kërkuar shkarkim. Po ashtu, Kolegji i Posaçëm ka caktuar me short trupën që do të drejtojë Komisioni Disiplinor, e cila do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari. "Ditën e hënë, datë 5 mars 2018, ora 12.00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj komisioner­it publik z. Heral Saraçi. Ky procedim disiplinor ka filluar me kërkesë të vëzhguesve ndërkombët­arë të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues, zj. Natasha Mulaj, ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinor­e. Komisioni Disiplinor përbëhet nga: 1. Z. Sokol Çomo, Gjyqtar ( Kryesues) 2. Zj. Albana Shtylla, Gjyqtare ( Anëtare) 3. Z. Ardian Haj- dari, Gjyqtar ( Anëtar)", thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Nuk dihet ende çfarë shkelje ka kryer komisionar­i publik Heral Saraçi, por të gjithë anëtarët e komisionev­e të vetingut janë në përgjim 24 orë nga ONM. Në formularin që anëtarët e komisionev­e të vetingut kanë nënshkruar, thuhet se: "Jam dakord që këto komunikime, duke përfshirë numrin ose numrat e telefonit që kam në përdorim dhe adresa ose adresat e postës elektronik­e, t'i nënshtrohe­n monitorimi­t nga Byroja Kombëtare e Hetimit, përfshirë leximin e postës elektronik­e, mesazheve tekst, dëgjimin e bisedave dhe formave të tjera të komunikimi­t elektronik, në përputhje me ligjin për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar".

 ??  ?? Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj
 ??  ?? Komisioner­i Publik, Heral Saraçi
Komisioner­i Publik, Heral Saraçi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania