Panorama (Albania)

Vrasja e Memli Begallës, Gjykata lë në burg autorët

Motivi, Begalla i premtoi Serezit se do e lironte nga burgu

- ERALD DELIU Ardian Serezi

Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë “arrest me burg” për Denis Demirin dhe Ardian Serezin, dy të prangosuri­t si autorë të vrasjes së biznesmeni­t Memli Begalla.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish- bllokut, më 14 shkurt të këtij viti. Seanca e ditës së djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura, por “Panorama” mëson se pista kryesore për motivin e vrasjes dyshohet të ketë qenë një premtim i pambajtur i Begallës ndaj Serezit që lidhet me sekuestrim­in e një sasie prej 1 ton kanabis në Gjirokastë­r në vitin 2014. Për operacioni­n e atëhershëm, mes të arrestuarv­e ishte edhe Ardian Serezi, njëri prej autorëve të vrasjes së biznesmeni­t Begalla. Sipas hetimeve, Begalla i ka premtuar Serezit kur u arrestua, se ai do të bënte çmos që ta nxirrte nga burgu. Por nuk ndodhi kështu. Ky ka qenë edhe motivi i vrasjes që po hetohet si pistë kryesore, por nuk përjashtoh­et edhe pista e borxheve të pashlyera. Ajo që çoi grupin hetimor drejt identifiki­mit të autorëve ishte një gabim i njërit prej autorëve, i cili hoqi maskën pas kryerjes së krimit dhe fytyra e tij u fiksua nga një kamerë e sigurisë. Më pas, Prokuroria nisi përgjimet ndaj të dyve, duke shoqëruar persona të tjerë si autorë të dyshuar për vrasjen. Kjo bëri që në bisedat telefonike, dy autorët të flisnin për vrasjen, duke u shprehur optimistë se ia kishin hedhur drejtësisë.

AUTORET Dy personat të vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmeni­t 64- vjeçar, Memli Begalla, rezultojnë me precedentë të më- parshëm penal. Personi që, sipas Policisë, është ekzekutori, Denis Demiri, ka qenë i dënuar më parë për një tentativë vrasjeje. Ngjarja për të cilin ai ishte dënuar, ka ndodhur më 2 prill të vitit 2012, në afërsi të maternitet­it “Koço Gliozheni”, kur ai tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin me iniciale F. M., me pretendimi­n se i kishte shqetësuar të fejuarën. Por Policia arriti të parandalon­te ngjarjen dhe arrestoi autorin e dyshuar, para se ai të shkrepte armën. Nga ana tjetër, personi tjetër që u ar- restua dje, Ardian Serezi, ishshofer i Parkut të Ministrisë së Brendshme, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Në shkurt të vitit 2014, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë së Gjirokastr­ës, teksa po transporto­nte 1 ton kanabis. Sipas grupit hetimor, dyshohet se këtë sasi droge ai po e tentonte ta trafikonte për llogari të biznesmeni­t Begalla. Për këtë rast, në atë kohë pati edhe një reagim të Partisë Demokratik­e, përmes deputeti Flamur Noka, i cili denon- conte se Serezi ishte i afërm i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

VRASJA Dy të akuzuarit për vrasjen e Memli Begallës e kishin planifikua­r prej kohësh krimin. Ata janë afruar më 14 shkurt në zonën ku banonte biznesmeni me një automjet tip “BMW”. Të maskuar me kapuça, ata kanë ndjekur biznesmeni­n nga pas, kur ai i afrohej banesës në rrugën “Nikolla Tupe”, rreth orës 21: 00 dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Arma që kanë përdorur ka qenë me silenciato­r. Sipas kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dy autorët shihen të kthehen mbrapsht dhe të largohen nxitimthi te automjeti me të cilin kishin ardhur në zonën e ishBllokut. Më pas, ata janë larguar në drejtim të zonës së “Laprakës”. Aty pranë, njëri prej tyre ka hequr kapuçin duke ekspozuar fytyrën në një kamerë sigurie. Kaq ka mjaftuar që Policia të nisë hetimet ndaj tij dhe të zbulojë vrasjen dhe dinamikën e saj.

 ??  ?? Denis ( Alban) Demiri
Denis ( Alban) Demiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania