Panorama (Albania)

Kasemi kërkon gjykim të shkurtuar dhe qëndrim jashtë kafazit në gjyq

-

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca ndaj Fadil Kasemit, personit që vrau ish- gruan e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi. Avokatët e tij mbrojtës shpalosën një sërë kërkesash para trupit gjykues, të cilat u rrëzuan më së shumti. Fillimisht, ata kërkuan që i pandehuri të mos qëndronte në kafazin prej xhami në sallën e gjyqit, pasi sipas tyre vështirëso­nte komunikime­t mes tyre dhe klientit. Po kështu, avokatët argumentua­n se qëndrimi në kafaz është denigrues dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga trupi gjykues. Më pas, avokatët e Kasemit kërkuan që të zëvendësoh­et kryetarja e trupit gjykues. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në vazhdim dhe gjykata do të marrë vendim për seancën e ardhshme. Avokatët më pas kërkuan që Gjykata e Krimeve të Rënda të pushojë gjykimin ndaj Kasemit, pasi atij i është refuzuar gjykimi i shkurtuar pas ndryshimev­e ligjore. Ata thanë në seancë se do ta ndjekin çështjen në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas avokatëve, refuzimi i gjykimit të shkurtuar përbën shkelje të Kushtetutë­s. Por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ajo po kthehej në shtëpi, kur ish- i shoqi iu shfaq befas dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas, ai tentoi të largohej nga vendngjarj­a duke ndalur një drejtues furgoni, por u prangos nga Policia. Ngjarja është cilësuar si e paralajmër­uar, pasi rreth një vit para saj, Fadil Kasemi kishte kërcënuar me armë ish- bashkëshor­ten te “Shkëmbi i Kavajës”. Në atë kohë, gjyqtarja arriti ta bindte Kasemin që të mos e qëllonte. Gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë të gjitha përpjekjet që të transferoh­ej si gjyqtare diku afër Tiranës për shkak se ndjehej e kërcënuar, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga KLD- ja, e cila e caktoi në Shkodër, rrethi më i largët që ajo kishte kërkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania