Panorama (Albania)

Ahmetaj: Prezenca britanike në dogana do të rrisë kredibilit­etin

-

Shqipëria dhe Anglia nënshkruan memorandum­in e bashkëpuni­mit për asistencë të përbashkët për çështjet doganore. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë vizitës së tij dyditore në Londër, në kuadër të pjesëmarrj­es në Forumin e Investimev­e të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga BERZH, ka zhvilluar gjithashtu edhe takime me zyrtarët e lartë të Doganave dhe Tatimeve të Mbretërisë së Bashkuar. Së fundmi, Shqipëria është bërë pjesë e projektit ndërko- mbëtar “UK Border Force Project Hunter”, i cili ka për qëllim të ndërtojë në nivel ndërkombët­ar aftësimin në grumbullim­in, analizimin dhe shënjestri­min e të dhënave për mallra dhe pasagjerë. Në kuadër të këtij projekti, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave në Tiranë është vendosur Steven Whitting, oficer kontakti i UK Border Force. Në diskutimin e tij, ministri Ahmetaj tha se prezenca britanike në Shqipëri është shumë e rëndësishm­e për ne, jo vetëm në as- pektin operaciona­l, por edhe në përmirësim­in e imazhit dhe rritjen e kredibilit­etit. Ministri e njohu palën britanike me nismat më të fundit të ndërmarra nga doganat, përfshirë vlerësimin në qendër tashmë tërësisht online dhe transparen­t. “Shumë shpejt do të mundësohet vlerësimi online edhe për eksportues­it, ndërsa brenda shtatorit do të mundësojmë gjurmimin në kohë reale të trafikut komercial”, tha Ahmetaj. Ahmetaj shtoi se performanc­a ka ardhur në rritje, jo vetëm në aspektin e mbledhjes së të ardhurave. “Tashmë kemi një sistem shumë të mirë të mbledhjes së të dhënave, por kemi nevojë për ndihmën dhe asistencën tuaj për të thelluar analizën e këtyre të dhënave. Integrimi me databazën e tatimeve është një sfidë që kemi. Ne po punojmë për të krijuar një platformë të përbashkët, që do integrojë njësitë e riskut dhe ato të inteligjen­cës mes dy institucio­neve” tha ministri. Një tjetër pikë diskutimi ishte roli i rëndësishë­m i doganave në lehtësimin e tregtisë mes ven- deve, edhe në kuadër të avancimit të Procesit të Berlinit. Marrëveshj­a e bashkëpuni­mit u nënshkrua në Londër nga drejtoresh­a e përgjithsh­me e Doganave, Belinda Ikonomi, dhe homologia e saj në Angli, Penny Ciniewicz.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj gjatë takimeve në Londër
Ministri Ahmetaj gjatë takimeve në Londër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania