Panorama (Albania)

Shqipëria, për herë të parë në “Eurovision Young Musicians”

-

Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë në “Eurovision Young Musicians”. Pas Festivalit Europian të Këngës dhe Festivalit Europian të Këngës për të Rinj, Shqipëria merr pjesë në garën për instrument­istët më të talentuar në Europë. Një lajm i mirë për të gjithë ata të rinj të talentuar, që dëshirojnë të afirmohen përtej kufijve shqiptarë. Një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e një rrjeti europian instrument­istësh, që do të jenë e ardh- mja e skenave botërore. Por, sigurisht, në këtë garë do të marrë pjesë më i miri. Ashtu si edhe në dy festivalet e mësipërme, pjesëmarrj­a do të paraprihet nga një garë brenda vendit. Shqipëria do të prezantohe­t në këtë ngjarje të madhe të Eurovizion­it, me instrument­istin që do të shpallet më i miri në garë, në koncertin gala “Albanian Young Musicians”. Tashmë gara ka nisur.

Mosha e lejuar për të marrë pjesë në “Albanian Young Musicians” është 12- 21 vjeç. Kandidatët duhet të luajnë në instrument­e si trompë, trombon, korno, etj. flaut, klarinetë, oboe, fagot, piano, harpë, fizarmonik­ë, violinë, violë, violonçel, kontrabas, kitarë akustike, mandolinë, ksilofon, marimba, timpan, etj. Përzgjedhj­a do të kryhet nga një juri profesioni­ste. Procesi i përzgjedhj­es kalon nëpër katër faza. Së pari, kandidati duhet të aplikojë përmes një formulari ( gjendet në: https:/ / www. rtsh. al/ albanianyo­ung- musicians/), deri në datën 15 mars 2018. Më pas do të zhvillohen audicionet, ku secili instrument­ist duhet të luajë një vepër muzikore 5- 5 minuta e gjysmë, repertor solo ose të shoqëruar në piano. Në fazën e tretë, 10 gjysmëfina­listët do të luajnë një kohë të një vepre muz- ikore, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSHsë, deri në 12 minuta program, që do të filmohet dhe transmetoh­et nga RTSH. Së fundi, në një koncert gala do të prezantohe­n 6 muzikantët finalistë më të talentuar, nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të RTSH- së. Prej tyre, juria do të përzgjedhë më të mirin.

“Eurovision Young Musicians” e filloi rrugëtimin e tij në vitin 1982, duke u kthyer në një nga garat klasike më të rëndësishm­e në nivel ndërkombët­ar. Konkursi për muzikantët e rinj të talentuar ka qenë një mjet i rëndësishë­m dhe i efektshëm për të nxitur karrierën e muzikantëv­e premtues dhe të talentuar në Europë, duke i lejuar ata të interpreto­jnë në një audiencë më të gjerë të mundshme.

Edicioni i 19- të i konkursit “Eurovision Young Musicians” do të zhvillohet ne Edinburg, nga data 18 deri më 23 gusht 2018. Në këtë edicion marrin pjesë 18 shtete, numri më i lartë i përfaqësim­it që prej vitit 2006.

Konkursi për vitin 2018 fillon me një raund eliminimi gjysmëfina­l, i cili do të marrë formën e recitaleve të dhomës ( Salla e Shën Cecilia) nga të gjithë garuesit, më 18- 19 gusht, me të gjitha recitalet e prodhuara nga “BBC Radio 3”, për shpërndarj­e në rrjetin Euroradio ( si dhe nëpërmjet web stream).

Koncerti final do të zhvillohet në vendin më të njohur të qytetit, Hall Usher, më 23 gusht 2018, me muzikantët e shoqëruar nga Orkestra Simfonike Skoceze e BBC, nën drejtimin kryesor te dirigjenti­t Thomas Dausgaard.

 ??  ?? Sopranoja Aida Garifullin­a dhe tenori Saimir Pirgu
Sopranoja Aida Garifullin­a dhe tenori Saimir Pirgu
 ??  ?? Nga një prej edicioneve të shkuara
Nga një prej edicioneve të shkuara
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania