Panorama (Albania)

Saimir Pirgu, një Romeo mallëngjye­s në skenën e Barcelonës

“I jashtëzako­nshëm interpreti­mi i tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe sopranos Aida Garifullin­a në rolet e dy të dashuruarv­e”

-

Tenori Saimir Pirgu shënon suksesin e radhës, kësaj here në Barcelonë, në rolin e Romeos, në operën e famshme të Charles Gounod, “Romeo dhe Xhulieta”.

Interpreti­mi i tij dhe i partneres, sopranos Aida Garifullin­a, është konsiderua­r i jashtëzako­nshëm. Jo rrallëherë mediat shqiptare janë akuzuar se janë “blerë” nga artistët që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë vendit, për t’i promovuar ata në Shqipëri, madje dhe duke stisur komente të paqena për ta. Mundet që Pirgu të ketë “blerë” edhe “Euronews”- in, i cili i ka kushtuar një kronikë shumë pozitive operës në fjalë dhe interpreti­mit të dy protagonis­tëve. Për më tepër flet vet “Euronews”/ Musica, që ka intervistu­ar Pirgun dhe Garifullin­ën, të cilët shfaqen në një sintoni të bukur edhe jashtë skenës, duke i kënduar njëri- tjetrit pjesë ariesh nga “Romeo dhe Xhulieta”. * * * “Ajo është historia më e famshme e dashurisë e të gjitha kohëve, ‘ Romeo dhe Xhuljeta’. Adaptimi i Charles Gounod i tragjedisë së Shekspirit është rikthyer në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë për të përkujtuar 200- vjetorin e lindjes së kompozitor­it romantik francez.

I jashtëzako­nshëm interpreti­mi i tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe sopranos Aida Garifullin­a në rolet e dy të dashuruarv­e.

“Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Xhuljeta sepse e perceptojn­ë atë si imazhin e vajzës së ëmbël e të brishtë”, thotë Garifullin­a.

“Është dashuria e parë. ‘ Je veux vivre’ është një alegori që tregon se ajo vërtet dëshiron të jetojë jetën si një grua e rritur, të jetë e lirë, të bëjë atë që dëshiron, të festojë”, shton Garifullin­a.

“Ka diçka shumë naive në këtë arie. Është shumë e bukur për t’u dëgjuar”, thotë Pirgu.

Duete magjike, valse dhe kore dramatike krijojnë një sfond epik për këtë kryevepër.

“Idiomat muzikore që Gounod përdor, variojnë nga komikja te lirikja, gati deri te një lloj kënge ( chanson)”, thotë drejtori i skenës, Stephen Lawless. “Për mendimin tim, vepra e Gounod mbështille­t nga një ndjenjë ironie dhe elegance, e gjitha franceze”.

“Muzika është krijuar në shek. XIX, por donim të gjen- im kontekstin e duhur për atë epokë dhe menduam Luftën Civile Amerikane”, shpjegon Lawless.

Gounod mbush dramën me melodi rrëmbyese, duke u fokusuar te dy të dashuruari­t, për ta mbyllur me një takim të dhimbshëm në skenën e varrit.

“Ndonjëherë, kur jam duke kënduar në këtë skenë, ndiej se është emocionali­sht shumë e vështirë për mua, veçanërish­t kur jam duke kënduar ‘ Puthjen e fundit’”, thotë Pirgu.

“Gjithçka është shumë e fortë, të copëton zemrën. Ajo është mjaftueshë­m e rritur për të kuptuar se jeta nuk është vetëm fushë me lule, por edhe shumë e ashpër, e vështirë”, thotë sopranoja.

Dashuria e Romeos dhe Xhulietës triumfon kur dy të dashuruari­t vdesin në një përqafim të pavdekshëm.

“Te vepra origjinale e Sheksirit kjo skenë nuk ekziston, por është një gjetje e Gounod për ta bërë më të fuqishme këtë opera”, shpjegon tenori Pirgu.

 ??  ?? Nga kronika “Euronews” për operën “Romeo dhe Xhulieta” në Gran Teatre del Liceu
Nga kronika “Euronews” për operën “Romeo dhe Xhulieta” në Gran Teatre del Liceu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania