Panorama (Albania)

Një bukuroshe "do të zgjidhë" pazëllin Rusi - SHBA

“Di lidhjet e parlamenta­rëve rusë me Manaford e Trump”

-

Policia tajlandeze ka arrestuar një vajzë bjelloruse, e cila ka krijuar një "uragan" në elitën ruse me librin e saj të rrëfimeve dhe me postimet në "Instagram", ku pa dashje ka ekspozuar lidhjet në Kremlin të një biznesmeni miliarder rus, i cili ka pasur marrëveshj­e me Paul Manafort, ish- menaxherin e fushatës së Presidenti­t Trump. Nastya Rybka, e cila e përshkruar veten si e dashura e miliarderi­t rus Oleg Deripaska, kërkon që amerikanët ta shpëtojnë nga burgu tajlandez, me pretendimi­n se rusët do ta vrisnin po ta kthenin atje. Ajo postoi edhe një video ku ofronte historinë e saj për mediat amerikane në këmbim të ndihmës. "Jam gati t'ju tregoj të gjitha pjesët e munguara të pazëllit tuaj, ta mbështes rrëfimin me audio, video, për sa i përket lidhjes mes parlamenta­rëve tanë ' të dashur' me Manafort, Trump dhe gjithë këtë zhurmë në lidhje me zgjedhjet në SHBA", ka thënë ajo. Rybka u ndalua të dielën në Tajlandë me nëntë ruse të tjera, për të cilat policia ka deklaruar se pretendoni­n të ishin eksperte seksi që drejtonin një kurs mbi mënyrat e të bërit dashuri, sipas gazetës tajlandeze "The Nation". Rybka, nga një modele pak e njohur u shndërrua në shoqëruese miliarderë­sh dhe u zbulua në një ekspozim korrupsion­i nga Alexei Navalny, një lider i opozitës ruse dhe kritik i Putin. Navalny ka përdorur librin me kujtimet e Rybkas, "Kush dëshiron të joshë një miliarder?", postimet e saj në mediat sociale dhe teknikën "geolocatio­n" për të treguar se ajo e ka kaluar gushtin e vitit 2016 në jahtin e Deripaska- s në brigjet e Norvegjisë. Fotot e saj në "Instagram" tregonin atë me Deripaska- n dhe Sergei Prikhodko, zv. kryeminist­ër i Federatës Ruse. Vajza ka thënë se i ka dëfryer të dy meshkujt në jaht dhe ka dëgjuar edhe bisedat e tyre mbi lidhjet në politikën amerikane. Deripaska mohoi çdo keqbërje dhe tha se do të mbrohet me nder dhe dinjitet në gjykatë. Prikhodko tha në një gazetë ruse, "RBK Daily", se do ta luftonte Navalny brenda strukturës ligjore. Historia është shumë interesant­e për amerikanët, ndërkohë që po hetohet ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Deripaska ishte një partner biznesi me Paul Manafort dhe e punësoi atë duke nisur nga viti 2006 për të influencua­r në politikën amerikane në përfitim të Rusisë, sipas "Associated Press". Kontrata ishte 10 milionë dollarë në vit për shërbimet e Manafort. Prokurori special Robert Mueller, i cili po heton nëse ka ndodhur ndonjë bashkëpuni­m ndërmjet fushatës së Trump dhe Rusisë, ka ngritur disa akuza ndaj Manafort, përfshirë ' agjent i huaj' dhe ' pastrim parash' gjatë kohës që ka punuar në fushatën e Trump.

 ??  ?? Anastasia Vushakovic­h, foto Instagrami ku njihet si Nastya Rybka
Anastasia Vushakovic­h, foto Instagrami ku njihet si Nastya Rybka
 ??  ?? Oleg Deripaska, President i En+ Group
Oleg Deripaska, President i En+ Group

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania