Panorama (Albania)

Dështon Demarkacio­ni gjatë vizitës së zyrtarëve të BE

Komplikohe­t situata, “LDK ndryshoi marrëveshj­en”

-

Seanca e Demarkacio­nit dështoi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me gjithë ultimatume­t nga ambasadorë­t e vendeve mike më të fuqishme të vendit, që deputetët ta ratifikojn­ë këtë marrëveshj­e në këmbim të liberalizm­it të vizave me BE.

E nënshkruar që në vitin 2015, kjo marrëveshj­e ka mbetur peng pas pretendime­ve të palëve të ndryshme, në atë kohë në opozitë, përfshirë edhe AAK- në e Kryeminist­rit aktual, Ramush Haradinaj, se mundësonte humbjen e disa kilometrav­e territor në favor të Malit të Zi. Kuvendi i Kosovës e ktheu në shqyrtim pas një aneks- marrëveshj­eje mes presidentë­ve të dy vendeve, se edhe pas ratifikimi­t, çështja do të rishikohej nga ekspertët në pikat e kontestuar­a. Për të tretën herë brenda disa ditësh, Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë ratifikimi­n e Demarkacio­nit për një ditë tjetër, pa specifikua­r se kur. Arsyeja është mungesa e votave në mbështetje të marrëveshj­es me Malin e Zi.

VESELI

Kryeparlam­entari Kadri Veseli, ka shprehur zhgënjimin që as të mërkurën nuk u zgjidh çështja e kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, "Takimi dhe biseda me Presidenti­n e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe zyrtarët e tjerë të lartë të BE- së, ishte një konfirmim i perspektiv­ës së qartë europiane të Kosovës... Sot, ne mund të ishim të suksesshëm dhe krenarë. Izolimi dhe dështimi nuk janë opsione që ndihmojnë qytetarët tanë. Shtyrja e seancës, si kërkesë disaditësh­e për konsensus, dhe mosvotimi pikërisht në ditën e vizitës së zyrtarëve më të lartë të BE- së, nuk do t'i ndihmojë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë", ka reaguar Veseli.

AKUZAT NDAJ LDK

Ndërkohë, çështja është komplikuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës, pasi AAK ka akuzuar LDK se ka ndryshuar marrëveshj­en në Komisionin për Politikë të Jashtme. "Në tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por dokumentac­ioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jashtë pjesës përbërëse të këtij ligji", ka deklaruar AAK. "Kryeminist­ri Haradinaj, kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma- s Limaj dhe ai i AKRsë Pacolli, kanë arritur marrëveshj­en për Demarkacio­nin! Ndërkohëk teksti i kësaj marrëveshj­eje është ndryshuar në Komisionin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK- ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë... Ky është alarm për të gjithë protagonis­tët e kësaj marrëveshj­eje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t'i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën, rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!", thuhej në reagimin e AAK- së.

 ??  ?? Haradinaj, Veseli, Thaçi, Juncker, Mogherini, Hahn dhe Pacolli dje në Kosovë
Haradinaj, Veseli, Thaçi, Juncker, Mogherini, Hahn dhe Pacolli dje në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania