Panorama (Albania)

Hakerat rusë, të infiltruar prej një viti në sistemin e qeverisë gjermane

-

Shërbimet e sigurisë kanë pranuar se një sulm kibernetik i Rusisë ishte infiltruar në zyrat më të larta të qeverisë gjermane, i kryer nga grupi rus i piraterisë kompjuteri­ke "APT28", që njihet edhe si "Fancy Bear". Shënjestra kryesore ishin Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes gjermane. Sulmi mund të ketë nisur një vit më parë dhe nuk ishte vënë re. Besohet se grupi ka vendosur viruse në një rrjet qeveritar kyç. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha se agjencitë qeveritare të prekura kishin marrë masat e duhura për të hetuar incidentin dhe për të mbrojtur të dhënat. Sipas tyre, "Sulmi u izolua dhe u nënshtrua nën administri­min federal". Vitin e kaluar, drejtori i ri i Informacio­nit Kombëtar i SHBA, Dan Coats, tha për Kongresin se Rusia po përpiqej të ndërhynte me zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se Moska po përdorte teknika të sofistikua­ra kibernetik­e për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, në të njëjtën mënyrë siç thuhet se ata bënë zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2016 në SHBA. Duke folur në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Coats tha se Moska kishte angazhuar taktika të ngjashme në zgjedhjet e fundit franceze dhe kishte planifikua­r ta bënte këtë edhe në sondazhin e ardhshëm gjerman. "Sapo u ktheva nga Europa. Në mënyrë të qartë në zgjedhjet e Francës, në Gjermani me zgjedhjet e saj në pritje, në Angli me zgjedhjet e saj në pritje, po shohim dyfishime të asaj që ndodhi në zgjedhjet tona, kështu që strategjia ruse vazhdon", tha ai. Zyrtarët e inteligjen­cës në SHBA thanë në janar se ata besonin që Vladimir Putin personalis­ht urdhëroi një fushatë ndikimi për të denigruar Hillary Clinton dhe për të dëmtuar shanset e saj për t'u zgjedhur Presidente.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri italian, Silvio Berlusconi
Ish- kryeminist­ri italian, Silvio Berlusconi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania