Panorama (Albania)

Itali, sondazhet favorizojn­ë Di Maio, por edhe Berlusconi- n

-

Zgjedhjet e 4 marsit në Itali priten me shumë interes në të gjithë Europën, për shkak të aleancës së Berlusconi- t me një parti që njihet si ekstremi i djathtë ( Lega Nord), si dhe Lëvizjes 5 Yjet, e cila gjithashtu është shumë mirë në sondazhe. Sipas liderit të kësaj lëvizjeje, Luigi Di Maio, ata janë gati për të prekur fitoren me një shumicë të mjaftueshm­e për të qeverisur. Sondazhet e fundit e tregojnë Lëvizjen 5 Yje më përpara se çdo parti tjetër, por ende nuk kanë 40 përqindësh­in që i nevojitet për të qeverisur. Lideri i kësaj lëvizjeje pretendon se me prezantimi­n e ekipit të kabinetit, do ta kapin këtë përqindje. Të mërkurën, ata e prezantuan një pjesë të kabinetit të tyre të ministrave, nëse do të ndodhë që do t'i kërkohet qeveria pas zgjedhjeve të së dielës. Di Maio, i cili nuk ka mbushur as 31 vjeç, ia ka dërguar listën ministrore Presidenti­t të Republikës, Sergio Mattarella, duke e quaj- tur këtë një akt transparen­ce. "Këtë herë italianët nuk do të votojnë pa ditur se kë po zgjedhin", tha ai. Emrat e propozuar deri tani për poste ministrore janë tre profesorë universite­ti, një gjeneral nga karabinier­ët dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Agrikultur­ës. Di mapo tha se mes emrave të rinj që pritet t'i propozojë sot, do të ketë edhe tri femra. Edhe nëse Lëvizja nuk fiton, mund të prishë shanset e partive të tjera të mëdha për koalicion, pasi ka numrin më të madh të votave si parti e vetme dhe ata nuk arrijnë shumicën edhe sikur të bashkohen, sipas sondazheve. Nga ana tjetër, italianët e duan edhe Berlusconi- n sidomos në qytetin dërrmuar nga tërmetet, Aquila, ku ai ka mundësuar strehimin e tyre. Edhe Lega Nord nuk shihet si ekstrem i djathtë në Itali. Madje, shumë i mbështesin politikat e tyre për dëbimin e emigrantëv­e dhe se islami nuk përputhet me Italinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania