Panorama (Albania)

Pakult: E kishim fitoren në duar, sulmuesi i tyre bëri gol klasi

-

"Ujqërit e Dëborës" nuk mund të stonojnë kur bëhet fjalë për një fushë të pushtuar nga bardhësia e borës.

Skënderbeu i dha dje një leksion të mirë Kukësit, që mendoi se kishte arritur fitoren, teksa udhëhiqte 2- 0, por në fund rrezikoi të humbiste 2- 3. Katër gola, spektakël në dëborë dhe në fund pa fitues në një barazim 2- 2, që i shkoi përshtat skuadrës së Ilir Dajës. Ali Soue ishte "mbreti" në stadiumin "Zeqir Ymeri". Sulmuesi nga Gambia qëndroi në hije për shumë minuta, por u shfaq atëherë kur duhej, duke shënuar dy gola të rëndë dhe bërë me krahë Skënderbeu­n. Në një ndeshje që dukej e destinuar për t'u mbyllur me triumfin e Kukësit, futbolli u tregua i pamëshirsh­ëm me kampionët në fuqi. Korçarët konfirmuan se janë skuadra më e mirë e kampionati­t shqiptar, pasi edhe kur nuk kanë në përbërje titullarë si Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanica, Sabjen Lilaj apo Tefik Osmani, sërish dinë të marrin pikë dhe të mos u japin asnjë shans rivalëve. Golat e Elton Kalesë dhe Donjet Shkodrës nuk vlejtën për ekipin e Peter Pakult, që dje kishte mundësi për ta bërë garën edhe më të bukur.

PARTIZANI- LUSHNJA

Partizani arriti një fitore të thellë, në takimin e javës së 22- të ndaj Lushnjës. Skuadra e Starovës shënoi plot 6 herë ndaj lagunarëve, nga 3 gola për secilën pjesë. Mes borës, por edhe një stadiumi të boshatisur, të kuqtë arritën të tregonin spektakël dhe gola. Jurgen Bardhi ishte autori i një dopiete në fraksionin e parë të lojës, në minutat 28' dhe 34'. Progni, në të 44- tën minutë, trefishoi shifrat. Ky i fundit, realizoi të parin gol të pjesës së dytë në minutën e 57- të dhe më pas ishin Ferreira Kardoso dhe Ramazani që vulosën triumfin e të kuqve në kryeqytet. Me këto tri pikë, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve dhe ngjitet në vendin e gjashtë, por përveç tyre, skuadra e Starovës rregullon edhe golavarazh­in që deri më tani e kishte në disfavor. Në minutën e fundit është dëmtuar portieri Alban Hoxha, pas përplasjes me Gojkoviç. Në kuadrat ka qëndruar Kulum.

KAMZA- TEUTA

Teuta arriti një fitore tejet të rëndësishm­e, me rezultatin 12, në transfertë­n me Kamzën në kryeqytet. Ekipi i Begejas shënoi nga një gol për çdo pjesë, me Beqjan në minutën

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka deklaruar se skuadra korçare ka vërtetuar se kryeson me meritë. Në fjalën e thënë për "SuperSport", numri një i pankinës së verilindor­ëve ka komentuar gabimet e bëra. "Nuk është se ndihemi mirë, pasi e kishim ndeshjen në duart tona. Ishte 2- 0 dhe mund të shënonim të tretin. Goli i parë i dha iniciativë Skënderbeu­t", është shprehur fillimisht Pakult. "Mendoj se pas 2- 1, gabuam te golat. Nuk vepruam siç duhej në veprimet mbrojtëse. Mbrojtësit lanë sulmuesit që të shënojnë. Pas 2- 1, ndryshoi pak loja. U rikthye besimi te lojtarët e Skënderbeu­t dhe u barazua. Më pas, kishim edhe një shans me Gurin, por nuk kishim fat. U pa edhe sot ( dje) se Skënderbeu është me meritë në krye. Pas 2- 0, gabimi ynë ishte që duhet të bënim më tepër për ta ruajtur. Mendoj se ka të bëjë edhe me kundërshta­rin. Kohët e fundit edhe ne kemi luajtur me mungesa dhe kjo nuk duhet të harrohet. Skënderbeu, në këto momente, shihet se ka mundësi dhe, me buxhetin që ka, ka formuar më tepër lojtarë se sa kemi ne. Për sa i përket ndeshjes, duke parë edhe kushtet, çdo gjë ishte në rregull në fillim. Me borën që u shtua, kushtet u vështirësu­an. Duhet ta mbanim me çdo kusht 2- 0. Në momentin e parë, sulmuesi bëri një veprim klasi. Edhe nga mbrojtësit tanë ishte vendosje e gabuar". e 15- të dhe Latif në minutën e 78- të. Vetëm penalltia e Raçiç në fund nuk i mjaftoi ekipit të Ndreut. Këto tri pikë të arta, shoqëruar edhe me humbjen e Vllaznisë, kanë shumë shije për durrsakët, që tashmë shpresojnë te mbijetesa pasi janë vetëm - 1 pikë nga shkodranët.

LAÇI- VLLAZNIA

Laçi fitoi sfidën e javës së 22- të ndaj Vllaznisë. Një gol i Uzunit në të 44- tën, mjaftoi për kurbinasit që më pas menaxhuan rezultatin deri në fund. Shkodranët patën kontestime në momentin e golit në fund të pjesës së parë, por arbitri gjithsesi vendosi të quante të rregullt golin e shënuar. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Vllaznisë kthehet te fitorja, ndërsa për Laçin, ishte një fitore e rëndësishm­e për të kapur Europën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania