Panorama (Albania)

Bllokohen 180 milionë euro kokainë, kapet vetëm shoferi

Dy të arrestuari­t e kokainës, shoferi e menaxheri i “bananeve”

- ETLEVA DELIA

DROGA NGA KOLUMBIA/ Policia e Shtetit ka bllokuar 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, sasia rekord vinte nga Kolumbia nëpërmjet Maltës dhe Italisë. Arrestohen shoferi i kamionit dhe menaxheri i firmës së bananeve. Në kërkim Arbër Çekaj, mori 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut. Xhafaj e quan superaksio­n të Policisë me agjencitë e huaja, Rama: Asnjë sinjalizim nga vendet europiane. Reagojnë dhe SHBA e BE

Dy trafikantë­t e kokainës kolumbiane që u arrestuan në flagrancë nga Policia gjatë operacioni­t “Last Snow”, janë shoferi i kamionit që kishte kryer transporti­n dhe menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”.

Policia tha se të arrestuari­t janë 25- vjeçarët, Armando Pezaku nga Durrësi, shofer dhe Donaldo Lushaj nga Tropoja e banues në Tiranë, menaxher i shoqërisë. “Shofer kamioni, u çoj miell partizanëv­e”, ky ishte përshkrimi që bënte për veten në profilin e tij në “Facebook”, shoferi i kamionit me targë DR 3819, Armando Pezaku. Ai u arrestua bashkë me menaxherin Donaldo Lushaj, në momentin që kishin parkuar kamionin me banane e drogë, në ambientet e kompanisë “Arbri Garden”, në Maminas. Në momentin e parë kur janë ndaluar nga forcat e Policisë, të dy 25- vjeçarët nuk kanë bërë rezistencë dhe as nuk kanë folur në lidhje me ngjarjen, duke qëndruar indiferent­ë ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre. Madje më vonë, gjatë deklarimev­e që u janë marrë në Polici, dy të rinjtë kanë pohuar se nuk kishin dijeni se në kontenier kishte drogë. Sipas tyre, nuk e kishin parë se çfarë kishte brenda, pasi ende nuk ishte hapur ngarkesa, që në dijeninë e tyre ishte vetëm banane.

ARRESTIMET Pas mbërritjes në Portin e Durrësit të një kontenieri të dyshimtë më datë 19 shkurt, Policia dhe autoritete­t Doganore kanë mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet rreth tij dhe personat përgjegjës për ngarkesën që supozohej të ishte vetëm me banane. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprer­ë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, i transportu­ar nga kamioni me targë DR 3819, që drejtohej nga Armando Pezaku. Ndërsa pasagjeri që shoqëronte ngarkesën, ishte edhe shtetasi Donaldo Lushaj, që kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia. Menjëherë sapo kamioni u fut në ambientet e kompanisë “Arbri Garden”, në Maminas, shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenieri­t, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrim­in e lëndës narkotike. “Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë e Armando Peza- ku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës”, tha dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu.

DESHMITE Të dy personat e arrestuar si trafikantë të dyshuar të sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë. Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transporto­nin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënës­i i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenieri­n e tyre. “Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenieri­n që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në Polici dy të arrestuari­t.

 ??  ??
 ??  ?? Faqja në Facebook e shoferit të kamionit
Faqja në Facebook e shoferit të kamionit
 ??  ?? Menaxheri Donaldo Lushaj
Menaxheri Donaldo Lushaj
 ??  ?? Shoferi Armando Pezaku
Shoferi Armando Pezaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania