Panorama (Albania)

DEBATI NË KOMISIONIN E JASHTËM

-

Ditmir Bushati: Më keni pyetur nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona do të delimitohe­n dhe a janë të përcaktuar­a në aktin e plotfuqish­mërisë së Presidenti­t të Republikës?

Ju lutem shumë, kur doni të bëni një kërkesë, nuk është konflikt interesi, na thërrisni t’ju ndihmojmë për të bërë kërkesën siç duhet. Nuk është turp të mos dish diçka. Është më mirë të pyesësh. Nuk lëshon plotfuqish­mëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë që, “po, kam autorizimi­n”. Njerëzit rreth e përqark tij ia kanë thënë gabim.

Edi Paloka: Do i thuash të flasë tamam.. Po flet për Presidenti­n. Mimi Kodheli: Zoti ministër, ju lutem ruani etikën. Ditmir Bushati: Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur Presidenti­t të Republikës, janë të përcaktuar­a shumë qartë objekti, titulli, projektmar­rëveshja, relacioni, ekipi negociator, CV e tyre, si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti i Republikës do të japë autorizimi­n për këtë gjë, më pas në aktin e plotfuqish­mërisë që lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, do të figurojnë të gjitha këto çështje që shtrohen. Nëse është arritur marrëveshj­a në nivel politik, sikurse është deklaruar nga ana e ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkelje e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, në qoftë së mungon edhe plotfuqish­mëria e Presidenti­t? Unë po u referohem shkresave që më keni dërguar juve. Ju ruani qetësinë...

Edi Paloka: Mos fol sikur je në bordellot e Brazilit, por ke ardhur në Komisionin e Jashtëm dhe fol si në Komision të Jashtëm. Ditmir Bushati: Ruani qetësinë, zërin mos e ngrini.. Edi Paloka: Shko në bordellot e Brazilit dhe fol kështu.. More vesh, legen...

Ditmir Bushati: Zonja kryetare, ju kërkoj që të mbani qëndrim për epitetet që u përdorën, por unë jam shumë i qetë. Edi Paloka: Edhe ne jemi të qetë. Ditmir Bushati: Tri gjërave nuk kam çfarë t’u bëj në këtë proces, egos, paranojës dhe Saliut. Këtyre tri gjërave nuk kam çfarë t’u bëj. Gjithë gjërave të tjera jam i gatshëm që t’u përgjigjem. Tri gjërave dhe e kuptoni shumë mirë se kujt po i drejtohem, egos, paranojës dhe Saliut. Këto janë tri halle të mëdha. Por, po ju them, ministri i Jashtëm grek, homologu Kotzias, në dy intervista të tij, meqenëse thoni se ka deklaruar që kemi arritur marrëveshj­en. E para, në përgjigje të opozitës greke, flet shumë qartë dhe thotë, “nuk ka një marrëveshj­e me palën shqiptare” sepse edhe ai akuzohet në Greqi që po i shet detin Shqipërisë, siç ju po na akuzoni ne. E dyta, kjo është intervista e Kotzias dhënë televizion­it grek, dhënë radios greke e transkript­uar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. E para thotë, pala shqiptare pret autorizimi­n e Presidenti­t të Republikës për të nisur punën për një marrëveshj­e të re. E dyta, më akuzoni, i thotë ai opozitës greke, por nuk ka një marrëveshj­e ende me Shqipërinë. Nard Ndoka: Ke harruar një presje.. Edi Paloka: He, se ja tregojmë ne kllapat pastaj. Ditmir Bushati: Ju që e shpërfillë­t totalisht Presidenti­n e Republikës në 2009, që i thoshit “horr bulevardi”, sot jeni kthyer në avoketërit më të mëdhenj të Presidenti­t të Republikës. Ministri i Jashtëm i vitit 2010, Ilir Meta, që thotë: I bëj thirrje Edi Ramës mos t’i bëjë shantazh Gjykatës se kjo është një marrëveshj­e e shkëlqyer. Sot, unë me gjithë maturinë institucio­nale, i shoh aktorë të ndryshëm, që nuk e di pse dhe çfarë kauze i ka bërë së bashku. Janë bërë flamurtarë­t më të mëdhenj të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, të cilin e kanë akuzuar si një vendim të korruptuar, si një vendim që ishte nxitur nga turqit. Të gjitha këto i injoroj dhe i marr për lajthitje politike.

Edi Paloka: Kemi një personazh që akuzohet se është larguar nga puna si agjent i shërbimeve të huaja. Nga informacio­ne të sigurta, ky person është larguar me prova të shumta si agjent i shërbimeve të huaja jo partnere. Kur ka dalë në gjyq, këto prova janë fshehur. Këto prova i janë fshehur dhe NATOs.

Ditmir Bushati: Po ju them Artur Meçollarin, certifikat­ë për informacio­nin e klasifikua­r, NATO Cosmic. Me qenë se kam dëgjuar disa jovertebro­rë, që i dëgjoj nëpër media dhe thonë që DSIK- ja s’ka informacio­ne të klasifikua­ra dhe është në kontroll të Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij certifikat­ën e sigurisë? NATO Cosmic e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikat­a e DSIK- së dhe certifikat­a e NATO- s.

Edi Paloka: Jemi këtu sepse u është lënë në dorë spiunëve të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu...

Ditmir Bushati: Zonja kryetare, kërkoj të mbahet një qëndrim për sulmet ndaj ekipit negociator, partnerët strategjik­ë kanë ardhur në zyrën time dhe në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, të alarmuar për shpifjet e orkestruar­a ndaj këtyre individëve dhe në adresë të personalit­eteve të Ushtrisë Shqiptare, që janë pjesë e ekipit negociator pas autorizimi­t nga Presidenti dhe lëshimit të plotfuqisë nga ana ime.

Edi Paloka: Të jeni të bindur, se sado që unë jam shqiptar, por ky për fat të keq nuk është ministri i Shqipërisë, por është ministri i Edi Ramës, sa do të doja që ky të ishte më i zoti dhe t’ua fuste grekëve, por e di që kjo nuk ndodh, për fat të keq. ( deputetët qeshin) E futura nuk është gjithmonë fjalë e keqe. Mimi Kodheli: Zoti Paloka, të lutem ruaj etikën. Edi Paloka: Nuk është ashtu siç ju pëlqeu juve... Por unë s’e thash në atë kuptim që morët ju. Tritan Shehu: Është term popullor. ( Bushati del nga salla) Edi Paloka: E di që u mërzit, por do mërzitet më shumë kur të shkojë para Gjykatës.

 ??  ?? Paloka, dje në Komision
Paloka, dje në Komision
 ??  ?? Bushati, dje në Komisionin e Jashtëm
Bushati, dje në Komisionin e Jashtëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania