Panorama (Albania)

RREGULLAT E PROVIMIT

-

Neni 12

Detyrat e kandidatëv­e: 1. Nëse një kandidat nuk paraqitet në testim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë testimi nuk vlerësohet si i kryer. 2. Tërheqja nga testimi i informatiz­uar nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e testimit. 3. Në rast se kandidati do të tërhiqet nga testimi i informatiz­uar pas fillimit të testimit, në përfundim të testimit duhet të nënshkruaj­ë deklaratën me rezultatin e marrë. 4. Kandidati që del nga salla e testimit, nuk do të rihyjë në sallë gjatë zhvillimit të testimit.

Neni 14

Mënyra e vlerësimit të kandidatëv­e 1. Vlerësimi i kandidatëv­e bëhet nëpërmjet dy fazave: a) Faza e parë: vlerësimi i përfituar nga dokumentet e dosjes së kandidatit sipas rezultatev­e të dërguara nga njësitë arsimore vendore në Qendrën Ndërinstit­ucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, në bazë të udhëzimit të MASR.

b) Faza e dytë: vlerësimi i përfituar nga testimi i informatiz­uar ( në masën 70 pikë)

2. Teza e testimit të informatiz­uar përmban 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave vlerësohen me 11 për qind, që konvertohe­t në 70 pikë.

3. QSHA bën konvertimi­n e vlerësimit të testimit të informatiz­uar dhe ua dërgon MASR, njësive arsimore vendore dhe Qendrës Ndërinstit­ucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar. 4. Qendra Ndërinstit­ucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar bën mbledhjen e pikëve të të dyja fazave dhe shpalljen në portal të rezultatev­e përfundimt­are të vlerësimit të kandidatëv­e.

Neni 16

Llojet e testimit të informatiz­uar Testimet e shpallura për kandidatët janë: a) Testim i arsimit parashkoll­or b) Testim i arsimit fillor c) Testim për profilet: gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë gjermane, matematikë, fizikë, biologji, kimi, histori, gjeografi, teknologji informacio­ni dhe komunikimi, shkenca shoqërore, ekonomi, edukim fizik, muzikë, art pamor si dhe profile të tjera specifike brenda planeve arsimore, sipas kërkesave nga njësitë arsimore vendore

d) Testim për degët muzikë, art pamore dhe balet në kulturën profesiona­le në shkollat artistike

e) Testim i përgjithsh­ëm për mësuesit e kulturës profesiona­le në arsimin special

Neni 21

Modalitete­t e zhvillimit të testimit të informatiz­uar

1. Për çdo seancë testimi, pyetjet e përzgjedhu­ra nga sistemi në mënyrë automatike janë të njëjta për të gjithë kandidatët pjesëmarrë­s.

2. Testimi zgjat 60 minuta dhe zhvillohet në një raund të vetëm. Ai fillon dhe mbaron njëkohësis­ht për të gjithë kandidatët pjesëmarrë­s në testim, në ditën dhe orarin e caktuar.

3. Vlerësimi i kandidatëv­e bëhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuteri­k në çastin e përfundimi­t të testimit. Rezultati përfundimt­ar i shfaqet kandidatit në monitor dhe printohet në mënyrë automatike nga sistemi së bashku me përgjigjet e dhëna. Çdo kandidat nënshkruan fletën me rezultatet e testimit të printuar në përfundim të testimit përkatës.

4. QSHA ka të drejtë që nëse rezulton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’u propozojë përfaqësue­sve të MASR përjashtim­in e kandidatit që thyen rregullat.

5. Nëse konstatohe­t se testimi nuk është zhvilluar sipas rregullave, testimi për kandidatët e asaj salle do të vlerësohet si jo i kryer. Vendimi në këtë rast është në kompetencë të QSHA- së dhe të përfaqësue­sve të MASR.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania