Panorama (Albania)

Intifada ndaj Berishës dhe heshtja komprometu­ese e Bashës

- AGRON GJEKMARKAJ

Një pështjellë e re pluhu ri mediatik vërtitet anash Sali Berishës prej disa ditësh. Për këtë mjaftoi benzina që vetë ai me zellin e tepruar prej reporteri protagonis­t hodhi mbi zjarrin e ndezur. Ish- Presidenti, ish-Kryeminist­ri, tanimë me mantelin e liderit historik...

të PD- së mbi supe, të cilin ndërdyzet ta përdorë si cohe të kuqe për demat e tjerë të politikës apo me të mbështjell­ë të rëndë si kalorës i vetmuar, duhet ta dijë se me të drejtë apo pa të drejtë betejat me gazetarët nxjerrin të humbur politikanë­t në lojën me imazhin, qoftë edhe kur këta të fundit përdorin gjuhë prokurorës­h politikë nëpër studio. Por kaq u desh dhe një intifade e vërtetë filloi nga më cilësorët gazetarë proqeverit­ar deri tek aguridhet e edukuar me filmim “Njësiti gueril”. Me çomange, gurë, drunj, lopata e sëpata, dajre e cyrle, llastiqe e pushkaliqe, filloi me stil jakobin të orkestruar një gjyq publik. Personalis­ht, nuk e kam menduar kurrë Sali Berishën si shenjtor e madje as tani si një viktimë në katakombet e plojës mediatike. Si me askënd tjetër, sukseset dhe dramat, ngjitjet dhe rrëzimet me fytyrë përtokë, shpresat dhe vragat e këtij vendi nga viti 1990 deri në 2013 janë të lidhura me emrin e tij. Pareshtur i votuar dhe i ndëshkuar për virtytet dhe cenet, sukseset dhe mujsharitë.

Si askush tjetër, objekt akuzash nga kundërshta­rët dhe adhurimi nga mbështetës­it, ai ka ecur buzë këtij honi plot adrenalinë duke u konturuar si personalit­eti politik me i spikatur i bashkëkohë­sisë në liri. Sali Berisha akuzohet me lehtësinë e të rrufiturit kafe dhe çlirohet prej tyre me kohën që kërkon një grimase. Kësaj here ka një insistim me këmbëngulj­e të tejzgjatur ku media i bën thirrje Prokuroris­ë për të hetuar ndaj tij, duke e pikturuar si një përbindësh, si ngjizje mes vrasësit dhe hajdutit. Në pamje të parë, s’ka asgjë të keqe. Sali Berisha s’ka arsye të ndihet mbi ligjin dhe s’ka asnjë arsye të jetë nën ligjin. Por, përsa kohë flamurin e rreckosur të drejtësisë e tundin mbështetës­it kryesorë të së majtës në Shqipëri, një i madh dyshim merr udhë për subjektivi­tetin e çështjes. Nuk është hera e parë që kundërshta­rët e duan në burg Sali Berishën. Por kjo nuk është nga ato dëshira, që varen nga vullnetplo­tësia delikate e Taulant Ballës. Për tetë vjet me radhë, 1997- 2005, fjala “pranga” llakaçitej në gojën e tyre si çamçakëz. Por tani ka ndryshuar stina e moti. Shoqëria shqiptare, jo krejt sa duhet, por ku e ku më shumë, është sot më e emancipuar dhe më e ndjeshme se asokohe me akuzat, shpifjet, instrument­elizimet apo me fajet, abuzimet dhe drejtësinë e munguar. Shpeshherë, Berishës i përmendin djalin dhe vajzën me akuza të ndryshme gjatë viteve të pushtetit të fundit. Javës që shkoi e kësaj që po ikën, të tjera sende fort më të largëta. Andej nga ku unë kam origjinën ekziston një fjalë e urtë e cila thotë “Askush nuk të thotë as burrë i mirë, as burrë i keq pa t’u rrittë fëmija”. Në vitin 2005, Berisha, pas një qëndrese epike në opozitë, ia doli t’i ndjellë shqiptarët që ta besojnë sloganin “me duar të pastra”, por në vitin 2013 ai slogan kujtohej me qesëndi e zgërdhirje.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se në vendin tonë abuzohet lehtë me gjithçka, me familjet, me fëmijët, me fabulën e korrupsion­it për të shndërruar gjithçka në kalimtarë dhe zhdukur çdo referencë etike krahasimi. Në këtë pikë, me dashje apo dashje, Sali Berisha është treguar një menaxher i keq dhe një mbrojtës jo efikas i imazhit të tij.

Një qeverie si kjo, që kemi gjithashtu zhyer, zhgërryer, përbaltur në batakun e korrupsion­it, drogës dhe kullave, i duhet simetria. Propaganda e Edi Ramës nuk e merr seriozisht Lulzim Bashën. Ata duke goditur pa reshtur Sali Berishën miklojnë edhe Bashën. Gjithçka ia shesin si nder. Me gjasë i thonë, ne po të ndihmojmë të çlirohesh nga Sali Berisha. Kësisoj, i mbysin mendjen e bdarur nga optimizmi se kjo është rruga për t’u bërë Kryetar, Lider dhe Kryeminist­ër. Si njeri i mësuar me dhurata, kushedi, mbase, edhe këtë përpjekje e sheh si dhuratë, që i bie në peqi si fik i thatë. Në fakt, çdo goditje ndaj Sali Berishës, sidomos ato të pamerituar­a, por edhe të merituara në qofshin, godasin opozitën dhe mundësinë e kthimit të saj në pushtet.

Do të ishte naivitet i madh të mendosh se kundërshta­ri apo shoqëria ta pranojnë kirurgjinë që ndan “demonin” Sali Berisha nga “robinja” PD. Por Lulzim Basha, ky bir i nënmesatar­izmit politik dhe intelektua­l këndellet dhe hesht. Megjithëse i përzgjedhu­r dhunshëm nga Sali Berisha për të drejtuar PD- në, si në vitin 2013 ashtu edhe pas katastrofë­s së qershorit 2017, ai rri në parvaz dhe, si Beria para Stalinit lëngonjës, herë gëzohet e herë pikëllohet, në të dy rastet nga frika. Po kaq me nja 10 përjashtim­e, njerëzit që Basha ka përreth, një kolazh idiotësh që në lindje, perversësh fytyrëshol­lë e surraterep­esh pa yndyrë nuk kanë as vullnet, as mundësi e mbi të gjitha asnjë kredencial besimi e ndikimi, që të flasin për historinë e PD- së dhe Sali Berishën. Askush nuk i merr seriozisht të ngratët. Kjo është shakaja që atij i luan fati, kur i magjepsur nga mekanizmi i pushtetit, vetë ai me dorë i zgjidhte kokërr më kokërr, duke i kërcitur mbi lëkurë si bostanin, në kërkim të veseve që u spikasnin. Një nga këta shalqinj ishte edhe Lulzim Basha. Në këndvështr­imin tim, s’e kam të vështirë për të besuar se fushata ndaj Sali Berishës është goditje ndaj opozitariz­mit në vend, ndaj së djathtës, pse jo edhe një rremb gegofobësh.

Thirrjet e atyre që prej dekadash e qesin bukën dukej vajtuar “vdekjen politike të Sali Berishës” e sot duke kërkuar xhiusticia­lizëm me kriterin e “gjyqeve të popullit”, njëfarësoj bëhen dëshmitarë të faktit se Sali Berisha ende është pengesë për një sërë projektesh që pushteti ka. Ndoshta, ata druhen në mos ai vendos të mobilizojë forcat dhe të zbojë Lulzim Bashën. Kjo do të ishte një humbje e rëndë për Edi Ramën. Edhe portieri simpatik i selisë së PD- së mund ta mobilizojë më shumë opozitën sesa Luli. Thirrjet “providenci­ale” që ndajnë të mirën nga e keqja, ashtu siç thyejnë bukën për ta rrasur në fixhud se Sali Berisha duhet bojkotuar në çdo gjë që thotë, nuk janë thjesht për “higjienë” publike. Ato synojnë të zbehin e mundësisht t’i konsideroj­në si gjepura nja tre a katër denoncime, që njëkohësis­ht janë edhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie . E vërtetë, “qytetari dixhital” i ngjan jo vetëm një përroi të ndërgjegje­s, por një përroi të rrëmbyeshë­m natyral, i cili derdh në det çmos, edhe qese, shishe, bagëti të ngordhura, por edhe viktima njerëzore të luftës ndërmjet klaneve të drogës.

Qoftë për ato tre a katër gjëra themelore, që pak ditë më parë rendiste Andi Bushati, Sali Berisha i ka bërë një shërbim të madh vendit. Sot është i vetmi në PD, megjithëse ajo parti u katandis aty për zgjedhje të tij, që di të bëjë politikë dhe që nuk ka frikë të flasë si i teket mirë a keq. Nëse Berisha ka kërkuar vetminë në PD, ia ka arritur qëllimit, por ajo duhet të jetë e trishtuesh­me, sepse mbi të gjitha, nuk të mbron dot edhe kur je i rrezikuar me pa të drejtë. Më tepër garanci jep në kësi kuturisjes­h opinioni publik se ajo strukturë. Fushata kundër Sali Berishës është kurthi i ri që Edi Rama i ka ngritur PD- së dhe testi i radhës për Doktorin. Mënyra dhe momenti si po e kryen operacioni­n e tij na thonë se Edi Rama e ka arritur pjekurinë politike drejt despotizmi­t. Një gazetar i huaj, kohë më parë, pat thënë se i vetmi njeri në Shqipëri, që kur e takon të jep ndjesinë se po takon shtetin, është Sali Berisha. Rama për të ndërtuar mitin e tij e mendon të domosdoshm­e goditjen e simbolikës së Sali Berishës. Asgjë s’ka mësuar nga historia duke bindur edhe Bashën, këtë nxënës të tij tahmaqar, se ajo ( historia) është një dokërr hinit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania