Panorama (Albania)

Maks Haxhiaj: S’kanë lidhje me drogën, thjesht punëtorë

-

Avokati i Donaldo Lushajt, Maks Haxhiaj, foli ditën e djeshme për mediat, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuari­t për kokainën e kapur në Durrës. Sipas avokatit, Prokuroria nuk ka prova për arrestimin e klientit të tij. Haxhiaj tha se Lushaj ishte thjesht një i punësuar me pagë minimale dhe nuk kishte vendimmarr­je në firmën që importonte banane.

“Nuk ka asnjë provë ndaj klientit tim. Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë. Nuk ka post drejtues në kompani”, tha ai për mediat pas përfundimi­t të seancës. Haxhiaj më pas shtoi se Prokuroria nuk ka asnjë përgjim as për Arbër Çekajn, i dyshuari si porositës i drogës. Ndërkohë, përpara se të mbyllej seanca për masat e sigurisë, për mediat ka folur edhe xhaxhai i Armando Pezakut, Gëzim Pezaku. Ai ka thënë se nipi i tij ishte thjesht një shofer në firmë dhe nuk kishte dijeni për drogën. Ai shtoi se nipi kishte vetëm katër muaj që kishte filluar punë si shofer i kamionit. “Nuk ka lidhje me këtë punë. Nuk dinte asgjë për drogën, thjesht i thanë që të lëvizte kontejneri­n. Ai ka vetëm 4 muaj që ka nisur punë. Armando paguhej 250 mijë lekë në muaj. Si mund të merrej ai me këtë punë”, ka thënë Gëzim Pezaku. Mirëpo, as administra­tori i “Arbëri Garden” nuk e pranon përfshirje­n mbi drogën. Përmes një reagimi dy ditë më parë, Arbër Çekaj ka thënë se ndodhej në Gjermani, ku ai jeton më së shumti dhe se ka prerë biletën për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas tij, droga nuk ka lidhje me të dhe ai po përgatitet që të bëjë mbrojtjen me avokatët e tij. Çekaj shtoi se ai nuk është arratisur, por jeton jashtë vendit. Duke qenë se Çekaj dyshohet si porositësi i drogës, Prokuroria dyshon se droga kishte destinacio­n final Gjermaninë, ku do të përpunohej dhe do të hidhej në treg e përzierë. Megjithatë, hetimet vazhdojnë ende nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rastin, ku mendohet se janë përfshirë edhe shumë persona të tjerë, për shkak edhe të vlerës së madhe të drogës së sekuestrua­r.

 ??  ?? Avokati i Lushajt, Maks Haxhiaj
Avokati i Lushajt, Maks Haxhiaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania