Panorama (Albania)

Meçollari spiun? Moisiu: Po e bëjnë priftin me barrë

“E njoh personalis­ht Meçollarin. E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Këtu është si ajo kënga, “E bëjnë priftin me barrë”

- TIRANE

Ish- Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dalë dje në mbrojtje të negociator­it, Artur Meçollari, për të cilin tha se është ushtarak shumë i përgatitur dhe me ndjenja patriotike.

I ftuar në “News 24” në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Moisiu u shpreh se e njeh personalis­ht oficerin dhe se në rastin e tij është si kënga “Edhe priftin e bëjnë me barrë”. Duke folur për negociatat me Greqinë, ish- Presidenti tha se Presidenti Meta do e japë autorizimi­n për nisjen e diskutimev­e, por ama ai duhet të këtë informacio­ne sa më të qarta. “Nuk është se ka të drejtë mos t’ia japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjëra që t’i qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk e çoj në mendje që të mos e japë autorizimi­n. Nuk mundet që një kryetar i shtetit të shkojë kundër interesave të vendit. Nuk ka se si, aq më tepër kur bëhet fjalë për integrimin tonë të ardhshëm”, ka thënë Mosiu.

Ç’mund të na thoni në lidhje me marrëdhëni­et me Greqinë?

Historia ka ardhur në atë mënyrë që unë njoh nga afër disa gjëra në raporte me Shqipërinë që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë kohës që kam qenë president, gjatë takimeve me krerët e shtetit grek ia kam treguar historinë tonë dhe u kam thënë se s’jemi armiq. S’mund të mbajë populli grek përgjegjës­i për atë që ka bërë ‘ qeveria kukull’ greke e kohës gjatë regjimit të gjermanëve. Kur u zgjodha president, ende nuk ishte bërë ceremonia, më thonë se Karamanlis do të vinte në Tiranë. Gjatë takimit tonë po i shtjelloja se mikun dhe shokun mund ta zgjedhësh, por jo fqinjin. Shprehje të cilën e kam bërë dhe në një konferencë. Si trajtohej çështja e kufirit para ’ 90? Po të lexoni librin e Edit Durham- it, ‘ Brengat e Ballkanit’, ajo flet që disa ambasadorë kanë bërë një ndarje kufiri pa menduar që do sjellë shumë gjak në të ardhmen. Kufijtë u stabilizua­n në 1913- ën dhe më pas në 1922- in. Po më pas, çfarë ndodhi? Ai kufi ka mbetur, por me problemati­ka. Mbas çlirimit dhe gjatë luftës ka pasur tentativa për të vënë në diskutim VorioEpiri­n. Zhvillimet treguan se gjërat s’mund të viheshin sipas interesit të njërës palë. Gjatë kohës së diktaturës në kufi, në 1949- ën pati përplasje mes dy forcave, por nuk ishin në konflikt direkt, por kundër pjesës kryengritë­se. Atëherë është minuar kufiri dhe ka pasur probleme dhe shumë ngjarje më vonë, deri sa u morën masa për ta çminosur. Problem ka qenë kufiri detar.

A janë dy vende me pozita të barabarta Greqia dhe Shqipëria?

Këto janë gjëra që janë transferua­r. Zgjidhjet gjysmake krijojnë problemati­ke. Pastaj kohë pas kohe dalin në sipërfaqe. Dalin problem si në detin Jon dhe Egje, që në tërësi ka rezerva hidrokarbu­resh, këtu lind interesi që secili do të marrë sa më shumë. Kjo krijoi problemin e ndarjes detare. Pse nuk aplikohet distanca prej 12 miljeve detare? Ne i kemi pasur në atë kohë 15 milje. Bëhet fjalë për zonat e hapura, që kemi në drejtim të Italisë apo në pjesën e hapur. Spekulohet dhe është për të ardhur keq dhe për të krijuar situata të qena e të paqena. Duhet shumë kujdes. Është çështje delikate nga rëndësia dhe duhet zgjidhur. Ne kërkojmë të integrohem­i në BE dhe Europa nuk mund të pranojë në gjirin e tij vende, të cilat kanë probleme me fqinjët, me njëri- tjetrin. Edhe Junker e theksoi këtë gjë në vizitën në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ishte.

Zoti Meta ka kërkuar dy herë informacio­ne shtesë për këtë çështje. Pse është një çështje që po zgjat kaq shumë?

Sigurisht nuk hyj dot në këto detaje, pasi nuk i di mirë. Shtypi i jep të pjekura dhe të papjekura lajmet. Fakti që kërkohet plotfuqish­mëri, është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Për mua nëse gjërat kalojnë në sfondin e lojërave politike, pastaj gjërat konfondohe­n dhe shmanget qëllimi i vërtetë. Qëllimi i vërtetë është se ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet dhe shteti vepron në bazë të ligjeve dhe Kushtetutë­s. Çdo institucio­n ka të drejtën dhe kompetencë­n e tij dhe nuk mund të shmanget.

Në këtë kërkesë, sa është reale dhënia e autorizimi­t? Presidenti ka të drejtë dhe të mos e japë këtë autorizim?

Nuk është se ka të drejtë mos ta japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjëra që t’i qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk e çoj në mendje që të mos e japë autorizimi­n. Nuk mundet që një kryetar i shtetit të shkojë kundër interesave të vendit. Nuk ka se si, aq më tepër kur behët fjalë për integrimin tonë të ardhshëm. Vija e kuqe, a është Gjykata Kushtetues­e? Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhej nga njëshi. Janë pushtete të ndara, është legjislati­vi, ekzekutivi dhe pushteti i drejtësisë.

A ia dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu zotit Meta në takim?

Unë e quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri ne, ish- presidentë­t dhe unë e quaj gjë pozitive. Konsultimi­n e quaj të mirë dhe jo që të veprosh me mendjen tënde. Ne shqiptarët e kemi të vjetër këtë, dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia në bazë të rregullave për të zgjidhur konfliktet dhe sherret...

Referuar karrierës suaj si President dhe si ushtarak, rastin ‘ Meçollari” si e keni parë? Akuzat ndaj një pjesëtari të ekipit negociator dhe a duhet Presidenti të analizojë ekipin negociator?

Kjo është një gjë e çuditshme, sepse unë e njoh personalis­ht Meçollarin. E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer shumë i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu te ne është si ajo kënga, “E bëjnë priftin me barrë”. Këtu ka ligje dhe institucio­ne. E kam të vështirë të flas për këtë punë. Do dëshiroja që ne shqiptarët të merreshim më pak me këto vogëlsira, kur bëhet fjalë për një problem të madh. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen për interes të vendit.

Në këto negociata që po bëhen, mendoni se po trajtohen në mënyrë transparen­te dhe a mendoni se ka diçka të fshehtë që po luhet?

Transparen­ca është e nevojshme gjithmonë, por transparen­ca për mendimin tim, jo çdo gjë mund të thuhet publikisht kur sapo kanë filluar bisedimet. Dhe kur bisedimet janë në zhvillim, sepse marrin konotacion­e të ndryshme në vend që të ndihmojnë, bëhen pengesa.

Në vend që të zgjidhet problemi, ndërlikohe­t më shumë. Duhet shumë kujdes. Kam mendimin se transparen­ca duhet të ekzistojë, por ka momentet e duhura kur problemi të bëhet transparen­t. Ka ngjarje që bëhen me dyer të mbyllura, sepse ka zhvillime që duhet të diskutohen. Por nuk është mirë që ngjarjet të bëhen publike, atëherë kur nuk duhen bërë. Dhe kureshtja në këto raste nuk është e pranueshme, nuk është e dobishme, por është e tepruar. Nga ana e kujt? Nga ana e të gjithëve. Unë mund t’ju sjell një shembull në kohën kur isha në krye të detyrës. Nuk po e them se çfarë problemi ishte, por ishte një problem midis nesh dhe SHBA- ve. Unë isha në atë kohë në Nju Jork dhe u informova për këtë punë dhe kur erdha, thirra njerëzit, por thirra dhe maxhorancë­n e opozitën për të qenë prezentë. Këto janë probleme që nuk i takojnë një periudhe elektorale, por janë probleme të cilat duhet të kenë vazhdimësi dhe për këtë duhet të jenë të dy palët. Kur mblidhja Këshillin e Sigurisë Kombëtare, unë kisha gjithmonë dhe përfaqësue­s të opozitës. Pse? Jo se isha zgjedhur me konsensus, por problemet kyç kërkojnë përgjegjës­inë e të gjithëve. Dhe mendimet duhet të thuhen të tëra aty ku duhen thënë...

Teksa flasim për marrëveshj­en me Greqinë, nuk mund të lëmë pa përmendur çështjen çame. Kotzias ka përmendur në mediat greke se nuk është në tryezën e diskutimev­e çështja çame. Por ne nuk kemi një hedhje poshtë të këtyre deklaratav­e nga pala shqiptare. Mund të ketë marrëveshj­e duke përjashtua­r çështjen çame?

Në vitin 2004 kur do vinte për vizitë i Presidenti, i ndjeri Stefanopul­os, në darkë ndoqa që ai i kishte thënë një televizion­i dhe ish- presidenti grek tha troç se nuk ekziston çështja çame. Unë u detyrova me stafin tim të punonim gjithë natën fjalimin tim për takimin. Këtu nuk është puna qëndron apo nuk qëndron, Çamëria është një fakt. Ne nuk po themi hajde dhe na jepni ju Çamërinë, por është një çështje që duhet ta diskutojmë. S’mund të thuash që jemi dy personi dhe ti të thuash që Moisiu nuk ekziston, kur unë jam këtu.. E vulgarizov­a pak çështjen, por çështja çame duhet zgjidhur. Pra, mendoni se duhet të jetë pjesë e diskutimev­e? S’ka si mos jetë. Unë nuk mendoj që mos jetë. Si do zgjidhet dhe çfarë rruge do t’i jepet është tjetër çështje, por që ekziston, ekziston. Në qoftë se gjërat duhet të zgjidhen tamam me ndershmëri, atëherë duhet të hidhen të gjitha problemet në tavolinë.

Kjo është një gjë e çuditshme, sepse unë e njoh personalis­ht Meçollarin. E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer shumë i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu te ne është si ajo kënga, “E bëjnë priftin me barrë”. Këtu ka ligje dhe institucio­ne. E kam të vështirë të flas për këtë punë. Do dëshiroja që ne shqiptarët të merreshim më pak me këto vogëlsira

 ??  ?? Ish- Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu
Ish- Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu
 ??  ?? Negociator­i, Artur Meçollari
Negociator­i, Artur Meçollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania