Panorama (Albania)

Një paradoks i ‘ modës’ pozitivist­e në shkencat sociale

- ALEKSANDËR KOCANI

Idejae këtij artikulli lindi nga një shqetësim i shprehur prej disa vitesh se në shkencat sociale në vendin tonë ( por jo vetëm aty), ‘ bën ligjin’ një qasje metodologj­ike e vjetruar dhe jo produktive, e cila e fut kërkimin e shkencave sociale në qorrsokak, duke...

shkaktuar një harxhim kohe dhe forcash intelektua­le pa efektivite­t. Fjala është për qasjen metodologj­ike pozitivist­e, e cila është krijuar që në vitet 30- të të shekullit XIX nga filozofi francez August Comte.

Kjo ide u konkretizu­a fillimisht në një referim të mbajtur në një seminar filozofik të klubit Russell në Llogara, aty nga dhjetëditë­shi i parë i muajit shkurt dhe me disa ndryshime të vogla po paraqitet këtu.

* * * Thelbi i shqetësimi­t qëndron në atë që pasuesit e ‘ modës’ së metodologj­isë pozitivist­e nuk ofrojnë asnjë zgjidhje të argu

mentuar, pra edhe të pranueshme për problemet që përpiqen të trajtojnë. Ata ‘ i vinë vërdallë’ problemit, bëjnë përshkrime të detajuara të elementeve të tij dhe që synojnë të kenë natyrë gjithëpërf­shirëse, por nuk thellohen në brendësitë tij për të kapur raportet strukturor­e, ose/ edhe arsyet që e kanë shkaktuar atë. Pra, as përshkruaj­në strukturën e këtij problemi ( që nuk kapet me sy të lirë) dhe as shpjegojnë shkaqet që e kanë prodhuar atë. Me një fjalë, ‘ ku ishe – asgjëkund! Çfarë bëre – asgjë!’ Kështu që, trajtimi përshkrues sipërfaqës­or që i bëjnë ata problemit kërkimor nuk ‘ mban fare erë rig

oroziteti shkencor’. Mirëpo kjo mungesë e rigorozite­tit shkencor në qasjen e tyre metodologj­ike ( dhe epistemolo­gjike) pozitivist­e bie ndesh me vetë ‘ kredon morale’ të daljes së filozofisë pozitivist­e si filozofi që bazohej kryesisht në pozitivite­tin e dijeve, që buronin nga përvoja në ngjashmëri me fizikën njutoniane. Themeluesi i filozofisë pozitivist­e kërkoi një filozofi që, po ashtu si dhe fizika e Njutonit, ‘ të qëndronte me këmbë në tokë’, të bazohej te të dhënat empirike për të shmangur subjektivi­zmin e voluntariz­min, që dilte nga absolutizi­mi i arsyes prej traditës filozofike karteziane. Madje, August Comte pati intuitën gjeniale të krijimit të një ‘ fizike të shoqërisë’, si një shkencë që do të studionte dukuritë shoqërore me po atë rigorozite­t që bënte fizika studimin e dukurive natyrore. Pra, ai ideoi një projekt të krijimit në të ardhmen të një shkence shoqërore që do të kishte po atë rigorozite­t, saktësi dhe skrupulozi­tet si dhe shkenca e fizikës.

* * * Tashmë dihet se një nga pretendent­ët për të pasur statusin e ‘ fizikës së shoqërisë’, ka qenë i ashtuquajt­uri ‘ Materializ­ëm historik’ i K. Marks- it dhe F. Engels- it, i cili përbënte në fakt një variant të ideologjiz­uar të mod- elit të shpjegimit shkencor të shoqërisë. Themeluesi­t e tij mëtonin se ky Materializ­ëm historik jepte ligjet universale të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, të cilat kishin vlerën e të ‘ vërtetave absolute’. Që do të thoshe se këto ligje, në parim, nuk pranonin fare mundësinë e përgënjesh­trimit të tyre, sepse ato jepnin veç dije të sigurta, po aq rigoroze, në mos më shumë, sa edhe shkencat ekzakte si fizika. Pra, “Materializ­mi historik’ përbënte një model mëse shkencor ( në kuptimin që kishte termi ‘ shkencë’ në atë kohë!) të shpjegimit të shoqërisë njerëzore kudo dhe kurdoherë. Si të thuash, mishëronte idenë e ‘ fizikës së shoqërisë’ të dhënë nga August Comte. Mirëpo, dështimi i eksperimen­tit social tragjik me përmasa të mëdha të ndërtimit të shoqërive bazuar në parimet e ‘ Materializ­mit historik’, në një sërë vendesh të Europës Lindore dhe të Azisë, tregoi pathemelës­inë e mëtimeve për vërtetësi universale të parimeve bazë të këtij materializ­mi. Kështu që, ky variant pretendent për të qenë ‘ fizikë e shoqërisë’ u la mënjanë mbas viteve ‘ 90 të shekullit XX.

* * * Krijimi i sociologji­së, ndarja prej saj e degëzimeve të ndryshme ( si sociologji feje, shkence, të punës, të ligjit etj.) dhe krijimi i një sërë disiplinas­h të tjera sociale, që kishin si objekt studimin e aspekteve të ndryshme të shoqërisë ( si shkencat politike, ekonomike, psikologji­a politike, psikologji­a sociale etj.), sikur e la mënjanë projektin e një ‘ fizike të shoqërisë’. Studiuesit e fushave të lartpërmen­dura në pjesën më të madhe të tyre, konsiderua­n se shkencat sociale kanë veçori thelbësish­t të ndryshme nga ato të shkencave ekzakte, prandaj as mund të hiqeshin paralele midis tyre dhe as mund të huazoheshi­n metoda, të themi fizike, në shkencat sociale. Kështu që, sipas tyre, nuk kishte kuptim që në shkencat sociale të kërkohej edhe ai rigorozite­t, ajo saktësi dhe ai skrupulozi­tet që karakteriz­onte shkencat ekzakte si fizika. Me këtë, pa e thënë haptazi, hidhej poshtë projekti i Comte- s për një ‘ fizikë të shoqërisë’. Mirë- po, K. Popper në veprën e ti “Mjerimi i historiciz­mit” e kundërshto­n këtë ide të veçantësis­ë thelbësore të shkencave sociale nga ato ekzakte. Sipas tij, në thelb, metoda të ngjashme me ato që përdoren në fizikë mund të përdoren edhe në shkencat sociale, që do të thotë se ai de facto e riktheu ‘ në jetë’ idenë e projektit të Comte- s për një ‘ fizikë të shoqërisë’. Argumentet për këtë rikthim mund të gjenden te kuptimi që kishin Popper- i dhe Hempel- i për të ashtuquajt­urat ‘ shkenca empirike’, si shkenca që bazoheshin në të dhënat empirike dhe që i kontrollon­in arritjet e tyre me ballafaqim me këto të dhëna empirike. Sipas tyre, cilësohesh­in të tilla të gjitha disiplinat shkencore, me përjashtim të matematikë­s dhe logjikës ( kuptohet edhe filozofia, meqë kjo nuk përbën një shkencë). Pra, nën këtë ‘ etiketë’ përfshihes­hin si shkencat ekzakte ( fizika etj.) ashtu edhe shkencat sociale. Nëse si rrugë e bërjes shkencë nuk do të ndiqej ajo pozitivist­e, që të çon të ‘ bredhësh në fusha të ndryshme’ dhe të mbledhësh ‘ buqeta me fakte’ për t’iu bërë atyre interpreti­me arbitrare, subjektive të pambështet­ura në argumente rigoroze, por rruga e qasjes racionalis­te kritike që siguron rigorozite­tin shkencor të duhur, atëherë paralelizm­i shkenca ekzakte – shkenca sociale do të ishte shumë i qartë. Më konkretish­t, sipas qasjes racionalis­te kritike, për të gjitha shkencat empirike, ku përfshihen edhe shkencat sociale edhe fizika, ka vend e njëjta metodologj­i, e cila nis kërkimin duke identifiku­ar një problem kërkimor, veçon prej tij një aspekt me anën e një pyetjeje kërkimore, i jep përgjigje asaj ose me një supozim bazë, ose me një hipotezë dhe e teston empirikish­t këtë përgjigje me anën e testimit të implikimev­e- parashikim që deduktohen nga kjo përgjigje. Dhe në varësi të rezultatit të testimit empirik, i propozon bashkësisë shkencore përkatëse ta pranojë ose jo zgjidhjen e problemit kërkimor të paraqitur. * * * Pra, del që si fizika ashtu edhe shkencat sociale ndjekin të njëjtën rrugë ( metod- ologji) në kërkimin e tyre shkencor, gjë që i jep të drejtë sa idesë së Popper- it për ngjashmëri­në thelbësore të metodave që ato përdorin, aq edhe idesë së Comte- s për projektin e një ‘ fizike të shoqërisë’. Përderisa ndiqet e njëjta rrugë metodologj­ike dhe kërkohet i njëjti rigorozite­t për pranimin e rezultatev­e të hulumtimit shkencor ( kalimi me sukses i testeve rigoroze empirike), shkencat sociale që ndjekin qasjen racionalis­te mund të konsideroh­en si ‘ shkenca fizike për shoqërinë’. Dhe me këtë mund të konsideroh­et se është realizuar projekti i Comte- s për ‘ fizikën e shoqërisë’. Ndërkohë, pasuesit e filozofisë pozitivist­e të August Comte- s ndjekin një rrugë metodologj­ike, që nuk siguron aspak rigorozite­tin e përfundime­ve të hulumtimit kërkimor. Kjo rrugë as të çon te propozimi i një zgjidhjeje për një problem kërkimor të fokusuar dhe as nuk e fut atë në një proces rigoroz kontrolli empirik, duke u përhapur në shumë aspekte e detaje dhe në propozimin e shumë interpreti­meve subjektive, voluntaris­te të të dhënave të mbledhura gjatë kësaj shtrirjeje në gjerësi të fushës së kërkimit, interpreti­me që paraprakis­ht nuk kanë kaluar me sukses sprovat e veta empirike. Pikërisht për këtë mungesë të argumentev­e rigoroze që lidhen me rezultatet e sprovës empirike, këto interpreti­me jorigoroze, po të perifrazon­im Popper- in, nuk ka arsye përse ato të konsideroh­en seriozisht në shkencë. Pra, qasja pozitivist­e që ndiqet në shkencat sociale aktuale, të çon në përfundime që nuk kanë as rigorozite­t e skrupulozi­tet shkencor dhe as përbëjnë zgjidhje të problemeve kërkimore të testuara empirikish­t. Kjo qasje shkon në një drejtim të kundërt me atë të përcaktuar nga August Comte në kuadrin e projektit të krijimit të një ‘ fizike për shoqërinë’! Kështu që, ajo përmban një paradoks: ka si kredo morale dhe si synim epistemolo­gjik projektin e një shkence të shoqërisë po aq rigoroze dhe skrupuloze sa edhe fizika, të përcaktuar­a nga krijuesi i filozofisë pozitivist­e. Nga ana tjetër, realizon diçka në kundërshti­m të plotë me to! Pra, partizanët e qasjes pozitivist­e në shkencat sociale, paradoksal­isht veprojnë në kundërshti­m me rrugën që trasoi ideatori dhe krijuesi i filozofisë pozitivist­e! Kështu që, nëse ata do të kërkonin që si pozitivist­ë të ishin koherent me idetë e August Comte- s, atëherë mbetet që të ndiqnin qasjen racionalis­te kritike, sepse vetëm ajo i përgjigjet frymës origjinale të zanafillës së mendimit pozitivist në shkencat sociale. Por, për këtë lypset që ata të vetëdijeso­hen për situatën paradoksal­e të qasjes metodologj­ike që aktualisht ndjekin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania