Panorama (Albania)

Xhaxhai i 16- vjeçarit të vrarë akuzon shkollën: Pse e nxorën nga ora e mësimit

Artir Lala: Ne sot ndihemi njësoj si prindërit e Anxhelos

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Ndërsa në familjen Gjokazaj dje kishte nisur kuja për 16vjeçarin Anxhelo, vetëm rreth 300 metra më tej, në familjen Lala mbizotëron­te heshtja dhe dhimbja.

Prindërit e autorit 17vjeçar, Devi Lala, janë të shokuar nga veprimi me pasoja tragjike i djalit të tyre, ndërsa shprehin dhimbje për viktimën e tij. Babai dhe nëna e autorit, Artir dhe Mimoza Lala, shprehen të hidhëruar, duke theksuar se ndihen njëlloj si prindërit e Anxhelos. Me lot në sy dhe në gjendje të rënduar psikologji­ke, Artir Lala, babai i Devit, tregon se si e ka mësuar gjëmën dhe rrëfen bisedën që ka bërë me të birin pas krimit. “Isha në punë dhe më morën në telefon duke më thënë se Devi kishte goditur me xham një shokun e tij gjatë një sherri”, thotë babai i tij. Ai tregon me tej se la punën dhe shkoi me vrap në spital për të parë djalin e plagosur duke parandjerë se diçka e rëndë kishte ndodhur. Por pas pak çastesh nga mbërritja e tij, doli mjeku dhe dha lajmin e rëndë që 16- vjeçari nuk ia doli dot... “Shkova dhe e takova djalin për pak minuta në Polici. E py- eta çfarë bëre kështu dhe se ku e gjete thikën. Ai nuk më përgjigjej, vetëm më shikonte në sy... Më tha se e kishte blerë thikën tri ditë më parë dhe se ishte penduar për atë që kishte ndodhur, asgjë më shumë. Jemi shumë të shokuar. Djali më shikonte në sy dhe u përlot, nuk më tha asnjë fjalë, por edhe ai ishte i tronditur”, thotë ai, duke treguar se i biri nuk është mirë nga ana psikologji­ke prej disa kohësh. “Që prej tri vitesh më parë kur humbi vëllain, i cili u rrëzua nga çatia e shtëpisë dhe humbi jetën. Devi nuk është mirë ( Frenki, 16 vjeç u rrëzua nga kati i tretë duke gjetur vdekjen)”, thotë babai i 17- vjeçarit. Pritet që adoleshent­i të dalë në Gjykatë nga ku do ti komunikohe­t masa e sigurisë. Sipas burimeve të Policisë, ai ndodhet në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologji­ke si pasojë e tronditjes nga ngjarja e rëndë

“Shkova dhe e takova djalin për pak minuta në Polici. E pyeta çfarë bëre kështu dhe se ku e gjete thikën. Ai nuk më përgjigjej, vetëm më shikonte në sy...

 ??  ??
 ??  ?? TE AFERM DJE NE CEREMONINE MORTORE
TE AFERM DJE NE CEREMONINE MORTORE
 ??  ?? Artir Lala, babai i autorit të krimit
Artir Lala, babai i autorit të krimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania