Panorama (Albania)

“O plehrë, do të rrënoj familjen”, zbulohen SMS për dentisten

Olesia Duka nën akuzë për mashtrimin e disa personave, mes tyre edhe kambisti nga Durrësi, Idlir Hoxha

- TIRANE

Detaje të tjera tronditëse zbulohen nga çështja e stomatolog­es Olesia Duka, e cila ndodhet në burg për akuzën e mashtrimit.

Duka akuzohet se ka mashtruar disa persona, duke u marrë borxhe që nuk i ka kthyer. Mirëpo, ajo është përballur edhe me kërcënime nga disa prej atyre, që i kanë dhënë para. “Panorama” zbulon njërin rast, ku një person i quajtur Erald Maçi, kërcënon stomatolog­en përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai i shkruan stomatolog­es se ajo do t’ia paguajë dëmin e shkaktuar dhe se nuk do të ndalet as ndaj familjarëv­e të saj. Ai pretendon se Olesia i ka marrë një shumë prej 270 mijë eurosh. “O plehrë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni, deri te motra jote dhe kunati në Bruksel, do m’i paguani deri në detaj 270 mijë eurot që të kam dhënë dhe s’mi ke kthyer”, shkruan mesazhi kërcënues. Kërcënimet janë konfirmuar edhe nga Olesia Duka dhe nga avokati i saj. Në seancën e masës së sigurisë, Duka tha para Gjykatës së Durrësit se ajo është kërcënuar me jetë për borxhet. Gjithashtu, ajo ka thënë se kambistit Idlir Hoxha nuk i ka marrë shumën që ai pretendon, prej 900 mijë eurosh. Stomatolog­ia 38- vjeçare, Olesia Duka, dyshohet të ketë përvetësua­r deri në 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm nga Durrësi e Tirana. Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit. Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderue­shme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatolog­es nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës. Të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t’ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha. Të paktën deri tani llogaritet një vlerë prej afro 2 milionë eurosh, që është përvetësua­r përmes gënjeshtrë­s dhe shpërdorim­it të besimit nga ana e stomatolog­es. E megjithatë, të paktën deri tani, grupi hetimor nuk ka në dorë ndonjë dokument apo faturë bankare që të provojë se këto para janë tërhequr nga bankat. Deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për dyshime të mundshme të “pastrimit të parave” nga ana e të dëmtuarve, por pritet të nisë një verifikim në ditët në vazhdim.

HETIMI

Prokuroria e Durrësit njoftoi të dielën e shkuar se në bashkëpuni­m me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Poli- cisë, mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetaseje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro. “Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetur­a në prova se nga shtetasja Olesia Duka është kryer vepra penale e “mashtrimit” parashikua­r nga neni 143/ 3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrë­s dhe shpërdorim­it të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit Idlir Hoxha, që nga njohja mes tyre në nëntor 2016. Autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes së shumave të mëdha parash edhe te disa persona të tjerë. Për këto arsye, nga ana e Gjykatës së Durrësit është caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg” për shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë së Durrësit.

 ??  ??
 ??  ?? Stomatolog­ia Olesia Duka, në sallën e gjyqit
Stomatolog­ia Olesia Duka, në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania