Panorama (Albania)

Klosi: U nda nga jeta duke kryer një akt heroik

Ministri në Fier për ceremoninë e inspektori­t të pyjeve

-

FIER- Pak pasi trupi i të ndjerit Agur Vrenozi u transportu­a në banesë për ta parë për herë të fundit familja e tij, te familjarët kreu një vizitë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ai shoqërohej nga deputeti i fierit Xhevit Bushi. Kreu i Mjedisit mori pjesë në ceremoninë e 54- vjeçarit si ministër i linjës, duke qenë se i ndjeri punonte si inspektor pyjesh në Fier. Ai ishte me profesion inxhinier mjedisi. Klosi u shpreh se akti i Agurit është akti i një njeriu të përgjegjsh­ëm, që nuk donte këtë Shqipëri që është sot. “Në të tilla raste, fjalët janë të tepërta. Ne erdhëm t’i shprehim ngushëllim­et tona më të sinqerta familjes së të ndjerit e natyrisht, të shprehim gjithë indinjatën tonë për ngjarjen, por edhe vlerësimin maksimal për veprën e inspektori­t, veprën e njeriut të mrekullues­hëm e babait shembullor, veprën e një sh- tetari të rregullt, babanë e katër fëmijëve, i cili u nda nga jeta duke kryer një akt heroik, duke qenë realisht shembull i një njeriu të përgjegjsh­ëm të një njeriu që donte që Fieri e Shqipëria të mos ishte kjo që është sot. Jemi si institucio­n me familjen e tij”, u shpreh për mediat dje ministri Klosi. Në ceremoni kanë qenë edhe kolegët e 54- vjeçarit, të cilët shprehën dhimbje për ngjarjen që tronditi të gjithë Fierin dy ditë më parë. 54- vjeçari ndërroi jetë disa orë pasi u transportu­a në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por plaga e shkaktuar në kokë ka qenë vdekjeprur­ëse dhe ndërhyrja e mjekëve nuk dha rezultatin që shpresonte familja e të afërmit e tij.

 ??  ?? Ministri Klosi, në ceremoninë e inspektori­t të pyjeve
Ministri Klosi, në ceremoninë e inspektori­t të pyjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania