Panorama (Albania)

“Jeta e prona, nën kërcënimin e krimit”

Basha: Përsa kohë Rama është në pushtet, s’do të ketë drejtësi

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama për pasigurinë dhe rritjen e kriminalit­etit në vend. Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Fier, kur një qytetar humbi jetën në përleshje me grabitësit në një pikë të këmbimit valutor, Basha theksoi se në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës.

Sipas kreut të PD- së, me qeverisjen e Edi Ramës në Shqipëri ka vetëm një realitet, ai i krimit dhe drogës. “Një qytetar i thjeshtë, Agur Vrenozi, 53 vjeç, kryefamilj­ar, ka humbur jetën nga dhuna e krimit. Dua t’i shpreh sot ngushëllim­et e mia familjes dhe njerëzve të tij. Ky qytetar tentoi të mbronte vetë pronën dhe biznesin, të lëna në mëshirën e krimit, pa mbrojtje. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës. Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt. Javët e fundit, të gjithë ne këtu në Shqipëri dhe mbarë bota po shohim realitetin e vërtetë të krimit në Shqipëri. Lumë droge drejt Europës, grabitje me armë të bankave dhe bizneseve, vrasje mafioze dhe përplasje bandash në mes të ditës”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës theksoi se deklaratat e mëparshme të opozitës në lidhje me thellimin e krimit dhe kalimin nga kanabisi te heroina e kokaina po rezultojnë të vërteta. “Tani për të gjithë botën po bëhet e qartë ajo që ne kishim paralajmër­uar: Cikli i krimit po thellohet. Nga marijuana është kaluar në heroinë dhe kokainë. Nga grupe të vogla vendase të krimit është kaluar në organizata ndërkombët­are të drejtuara nga krimi shqiptar, të cilët arrijnë të sjellin ngarkesa si ajo prej 613 kg kokainë, që kurrë nuk mund të kishte ardhur në Shqipëri pa garanci dhe mbrojtje politike. Ju kujtoj se për çdo ngarkesë që kapet, 10 të tjera kalojnë. Ndërkohë, paraja e drogës dhe e krimit po futet në ekonomi. Bumi i ndërtimeve pa asnjë logjikë ekonomike në Tiranë; bankat me pronarë offshore që po blejnë bankat e tjera; projekti i famshëm PPP- 1 mld dollarë janë të kapura apo të financuara nga paraja e zezë e krimit dhe e drogës. Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, nuk do të ketë drejtësi. Saimir Tahiri do të jetë i paprekshëm. Vangjush Dako do të vazhdojë të sundojë Durrësin dhe Qazim Sejdini Elbasanin, në bashkëpuni­m me bandat kriminale. Tirana do të vazhdojë të jetë lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës për mediat
Basha, dje gjatë deklaratës për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania