Panorama (Albania)

Boçi në familjet e varfra: Fëmijët lënë shkollën nga pamundësia

-

Deputetët e Partisë Demokratik­e janë duke zhvilluar takime në terren në të gjithë familjet e larguara nga qeveria nga skema e ndihmës ekonomike. Në një kohë që PD ka kërkuar një mocion me debat në Parlament me Kryeminist­rin Rama për largimin e 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekomomike, deputeti Luçiano Boçi ka vizituar në Cërrik njërën prej këtyre familjeve. Deputeti i PD- së ka qenë në familjen e Agron Jonuzit, i cili për shkak se i është hequr ndihma ekonomike e ka të pamundur për të dërguar në shkollë fëmijët e tij. “Në Cërrikun e mijëra varfërive. Njerëzit janë të revoltuar. Agron Jonuzi. 5 veta në shtëpi. U është hequr ndihma ekonomike pa asnjë arsye. Nga ‘ sistemi’ dmth! Për këtë arsye vajza 16- vjeçare ka braktisur gjimnazin për t’u punësuar, megjithëse nën moshën e lejuar. Agroni deklaron se as fëmijët e tjerë, vajzën në klasë të tetë e as djalin në klasë të katërt, nuk do t’i dërgojë më në shkollë: ‘ Dua t’i heq, sepse nuk kam asnjë lek t’i jap, të kenë për të blerë diçka, për të ngrënë në pushim’, deklaron ai. Lista e detyrimeve veresie është shtuar shumë”, rrëfen nga takimi që ka pasur me këtë familje deputeti Boçi. Sipas përfaqësue­sit të opozitës, e vetmja e ardhur për këtë MIJE familje pretendon opozita se janë hequr me vendim të qeverisë nga skema e ndihmës ekonomike. Basha u ka kërkuar deputetëve të grupit të tij parlamenta­r të listojnë çdo familje, që është hequr pa të drejtë nga ndihma ekonomike. familje është pensioni prej 104 mijë lekësh të vjetra në muaj, që merr nëna e Agronit nga babai i vdekur. Boçi ka qenë edhe në një tjetër familje, së cilës, gjithashtu, i është hequr ndihma ekonomike dhe nuk ka mundësi as të paguajë energjinë elektrike. Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, nëse qeveria do të hiqte dorë nga shpenzimet e luksit, ato do të ishin të mjaftueshm­e për të paguar ndihmën mujore të më shumë se 30 mijë familjeve në nevojë.

 ??  ?? Shkrimi i gazetës “EUROPORTER”
Shkrimi i gazetës “EUROPORTER”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania