Panorama (Albania)

“Mbill një pemë”, BB i bashkohet nismës së Bashkisë

Veliaj: Rrisim cilësinë e jetës, kujdesemi për gjeneratën tjetër

-

Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, i është bashkuar së fundmi edhe përfaqësue­sja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim. Nga parku i liqenit të Farkës ajo u ndal te vizioni i bashkisë për të transformu­ar qytetin, duke ftuar të tjerët ta vizitojnë atë. “Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të vijnë në Tiranë, pse duan të vijnë në Shqipëri. Ky është vizioni që ata duan të shohin, që duhet përqafuar, kur mendon si të thithësh investitor­ë, por gjithashtu edhe mentalitet­i i duhur për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE- së. Ky është vizioni që ata duan të sho- hin dhe kjo është arsyeja pse pasqyrohen­i në ‘ The Economist’, si edhe pse gjithkush do të vijë për ta vizituar”, tha ajo, teksa së bashku me kryebashki­akun Erion Veliaj dhe përfaqësue­s të Korporatës Ndërkombët­are të Financave ( IFC), mbolli disa pemë në parkun e liqenit të Farkës.

APELI Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës bëri thirrjen e pareshtur prej muajsh për qytetarët që të mbjellin sa më shumë pemë, qoftë edhe si një shenjë kompensimi ndaj asaj që njeriu i ka bërë natyrës. “Sa më pranë të jemi me natyrën, sa më shumë t’i kthejmë asaj borxhet që i kemi nga zhvillimi i 27 viteve në Tiranë, ku është menduar vetëm ku do strehohemi, por jo për cilësinë e jetës, sot më vjen mirë që po mendojmë për cilësinë e jetës”. Ditët e fundit, shumë personalit­ete, njerëz të skenës e jo vetëm i janë përgjigjur pozitivish­t apelit të bashkisë për të shtuar sipërfaqen e gjelbër të kryeqyteti­t.

Pas Ermal Mamaqit dhe Rezart Veleshnjes, një tjetër emër i njohur i humorit, Bes Kallaku, zgjodhi që të veshë çizmet dhe uniformën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja.

 ??  ?? Dje, gjatë mbjelljes së pemëve në Farkë
Dje, gjatë mbjelljes së pemëve në Farkë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania