Panorama (Albania)

Xhaxhai i Anxhelos: Djalin e nxorën nga mësimi vetëm pse vajti 10 minuta vonë

Përcillet në banesën e fundit 16- vjeçari, që u godit me thikë në zemër. Familja: Për një “kush je ti e kush jam unë” u bë hataja

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Familja e 16- vjeçarit, që u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmosh­atari i tij për një “pse më sheh”, më shumë se autorin fajëson shkollën për vdekjen e tij.

Anxhelo u përcoll pasditen e djeshme për në banesën e fundit, ndërsa arkëmorti shoqërohej nga një kortezh i gjatë ku merrnin pjesë familjarë, të njohur, të afërm dhe shokë e shoqe të klasës, si dhe nga stafi pedagogjik i shkollës “Hysen Cela” ku ai mësonte. Zef Gjokazaj, xhaxhai i viktimës u shpreh në emër të familjes se farefisi Gjokazaj po përjeton vdekjen me të dhimbshme të provuar ndonjëherë. Gjatë një interviste për gazetën “Panorama”, ai tregon me lot në sy rreth ngjarjes dhe mënyrën se si ishin lajmëruar për krimin, si dhe fajësoi stafin pedagogjik për vrasjen e 16- vjeçarit.

Zef, si e mësuat ngjarjen e rëndë?

Nga komshinjtë, që kishin parë Anxhelon të mbuluar në gjak. Djali, pasi ishte goditur, ka rendur drejt shtëpisë duke mbuluar plagët me dorë. Pavarësish­t se kishte marrë një goditje në zemër, ai ka ecur zvarrë e zvarrë deri në afërsi të shtëpisë, pastaj është rrëzuar.

Çfarë dini rreth konfliktit të adoleshent­ëve, që përfundoi me vrasjen e nipit tuaj?

Ata ishin grindur si çdo adoleshent në moshën e tyre. Është një moshë shumë delikate, ku duhet pasur shumë kujdes, sidomos nga prindërit dhe nga mësuesit. Nuk e di përse janë grindur djemtë, por di të them se në dijeninë tonë, Anxhelo nuk ishte djalë problemati­k.

Ku ka ndodhur si ngjarje?

Sikurse jeni informuar edhe juve si media, ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes këtu afër shtëpisë sonë. Konkretish­t, rreth orës 14: 20, pranë urës aty poshtë ( 100 metra larg shtëpisë). Anxhelo kishte qenë i shoqëruar nga një shoku i tij, ndërsa autori mësuam që ishte vetëm. Aty janë grindur dhe janë përleshur me njëritjetr­in. Ai e ka qëlluar tri herë me thikë.

Keni ndonjë ide përse janë grindur, çfarë tha shoku i Anxhelos?

Me hollësi nuk di të them, sepse ç’është e vërteta nuk kemi pyetur shumë rreth motivit, pasi aktualisht jemi duke pritur e përcjellë njerëzit. Por nga çfarë dëgjova, mësova se ata ishin grindur për arsye banale “pse më sheh, pse të shoh”. Një “kush je ti e kush jam unë” bëri hatanë.

Keni deklaruar se më shumë se autori që qëlloi mbi Anxhelon, fajtor është stafi pedagogjik i shkollës “Hysen Cela”. Për çfarë e akuzoni stafin pedagogjik?

Anxhelo është përzënë nga mësuesja, sepse kishte shkuar në klasë me dhjetë minuta me vonesë. Nëse djali do të ishte pranuar në mësim, tragjedia do të ishte shmangur. Pra, më shumë se autori që e qëlloi tri herë me thikë, faj shumë ka edhe mësuesja. Mësuesja nuk duhet ta kishte përzënë. Nëse shkelet rregullorj­a, patjetër që duhet të ndërmerren masa ndëshkuese, por duhet të ishin vënë në dijeni prindërit. Prindërit e dinë se e kanë djalin në shkollë, djali në spital me tri thika në zemër. Kjo është absurde. Kërkojmë që hetimet e Policisë të shtrihen, mos të ndalen vetëm te ngjarja. Ngjarja ka ndodhur pas orës 14: 00 ( 14: 20) dhe sikur të mos e kishte përzënë mësuesja, ai do kishte përfunduar mësimin. Nuk di çfarë të them. Ne jemi të pikëlluar dhe mendojmë se nëse do të ishte në mësim, dita e tij do të kishte pasur rrjedhë tjetër. Na ka ikur djali në moshën më të mirë, e kuptoni çfarë po përjetojmë ne. Fisi ynë s’ka përjetuar vdekje të tillë.

Familja e autorit jeton në këtë zonë, njiheni?

Absolutish­t jo. Nuk i njohim. Për shkak të kësaj ngjarjeje mësuam për ta. Familja Lala ka shprehur ngushëllim­e dhe ka kërkuar falje në emër të djalit të tyre. Ne nuk kemi pranuar falje, sepse situata është shumë e papërshtat­shme. Ndoshta në një moment të dytë, edhe mund të mundemi të pranojmë faljen.

Çfarë drejtësia?

Kërkojmë hetim sa më të thellë të ngjarjes. Kërkojmë që Policia të mos mjaftohet vetëm me arrestimin e autorit, por të zbulojë shkakun se përse ndodhi kjo tragjedi. Faktin nëse mund të ishte parandalua­r. Por edhe të marri masa urgjente, pasi fëmijët shkojnë të armatosur nëpër shkolla dhe nuk do të jetë shumë vonë kur ndonjë familje tjetër do të pësojë atë që po përjetojmë ne. kërkoni nga

 ??  ?? Viktima, Anxhelo Gjokazaj
Viktima, Anxhelo Gjokazaj
 ??  ?? Xhaxhai i 16- vjeçarit, Zef Gjokazaj
Xhaxhai i 16- vjeçarit, Zef Gjokazaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania